VIZITAT NË SHTËPI PËR GRATË SHTATZËNA DHE FËMIJËT 0-3 VJEÇ
Pse Vizitat në Shtëpi?
Vitet e para të rritjes së fëmijës konsiderohen si faza më e rëndësishme e zhvillimit me ndikim të përjetshëm mbi shëndetin, zhvillimin, mirëqenien dhe produktivitetin. Përcaktuesit social, siç janë varfëria, qasja në shërbime, kushtet e jetesës, edukimi i nënës, dhe të ushqyerit, kontribuojnë në faktin që shumë fëmijë kurrë nuk e arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Programi i vizitave në shtëpi
Vizitat në Shtëpi është program i Ministrisë së Shëndetësisë që mbështetet nga UNICEF në Kosovë në partneritet me Action for Mothers and Children dhe implementohet nga KPSH Prishtinë.
Ky program synon ofrimin e vizitave në shtëpi, në komunat e Kosovës si një qasje për të përmirësuar konceptin e mjekësisë familjare, duke ndërtuar besimin mes infermierëve/punonjësve social dhe komunitetit për përforcimin e sistemeve të mjekësisë familjare.
Vizitat në shtëpi ndihmojnë familjet në identifikimin e hershëm të problemeve të të porsalindurit dhe në të njëjtën kohë përkrahin praktikat e mira të të ushqyerit me qumësht të gjirit dhe vaksinim sipas kalendarit të imunizimit.
Përmes këtij programi ne kontribuojmë që fëmijët të rriten dhe të zhvillohen duke arritur potencialin e plotë të tyre.
Shërbimet e vizitave në shtëpi janë të integruara në legjislacionin dhe politikat ekzistuese të kujdesit parësor shëndetësor për të ndihmuar që fëmijët dhe familjet të krijojnë themele të forta për mirëqenien gjatë gjithë jetës së tyre.
Vizitat në shtëpi ofrohen nga personel shëndetësor i kualifikuar dhe trajnuar për ofrimin e këtyre shërbimeve shëndetësore.
Për të pranuar një shërbim të tillë, ju duhet të kontaktoni në numrin e telefonit:
038/244-668 E hënë – E premte, nga ora 08:00 – 15:00