Mbrojtja Shëndetësore Specialistike Stomatologjike
Rr.”Luan Haradinaj”
Dr. Ardian Beqa spec., Shef i Shërbimit Stomatologjik
Tel: 038248750; 044151015
Selvete Xhema, motër përgjegjëse
ORDINANCA NR- 1
Sektori: Paradontologji me mjekësi orale
- Përcjell patologjinë e gojës;
- Drejtpërdrejtë, i pranon pacientët dhe i kryen të gjitha punët e mjekimit të sëmundjes së gojës;
- Sipas nevojës, bën intervenime nga paradontologjia dhe mjekësia orale;
- Pas shërimit të gojës dhe aparatit mbështetës të dhëmbit, e udhëzon pacientin në përkujdesje të mëtutjeshme në sektorët tjerë.
- Bën të gjitha operacionet nga lëmi i paradontologjisë me mjekësi orale,në sallën e operacionit;
- Aplikon mjekimin dhe përcjell të sëmurin deri në mjekimin e tij.
ORDINANCA NR-2
Sektori: Kirurgjia orale
- I pranon pacientët e udhëzuar për kontrollin specialistik dhe mjekim;
- Diagnostifikon dhe i mjekon sëmundjet nga lëmi i kirurgjisë orale, në bazë të kritereve bashkëkohore shkencore – verifikuar dhe aprovuar;
- Diagnostifikon dhe mjekon infeksionet akute dhe kronike, bën nxjerrjen e rëndomtë të dhëmbëve të komplikuar;
- Diagnostifikon dhe mjekon sëmundjet e gjëndrave limfatike dhe të pështymës, të nyjave të nofullave, të nervave dhe të tumorit;
- Bën të gjitha operacionet nga lëmi i kirurgjisë oralenë sallën e operacionit;
- Bën intervenimet kirurgjike orale të sëmundjeve të rënda dhe kronike;
- Aplikon mjekimin dhe kontrollon të sëmurit deri në mjekimin e plotë.
ORDINANCA NR-3
Sektori: PRANIMI (Triazhimi)
- Bën kontrollimin e dhëmbëve dhe të gojës, qoftë drejtpërdrejt ose sipas udhëzimit;
- Pas kryerjes së kontrollit, bën triazhimin e pacientëve nëpër repartet e shërbimit stomatologjik;
- Bën ekstrakcionin e dhëmbëve dhe intervenime të vogla orale
ORDINANCA NR-4
Sektori: Sëmundjet e dhëmbit me endodoncion
- Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve të indeve të buta dhe të forta të dhëmbit dhe endodonciumit;
- Parandalimin dhe shërimin e sëmundjeve të indeve të forta të dhëmbit, të pulpës dhe strukturave periradikulare;
- Aplikimin e teknikave dhe preparateve të reja për shërim.
ORDINANCA NR 5 dhe 6
Sektori: Stomatologjia e fëmijëve me preventivë
- Kryen të gjitha punët mjekësore nga lëmi i stomatologjisë së fëmijëve, gjë që përfshinë preventivën, diagnostikën, terapinë e sëmundjeve të gojës dhe të dhëmbëve te moshat
- 0 -15 vjeç;
- Kryen intervenimet më të komplikuara nga lëmi i stomatologjisë së fëmijëve;
- Udhëheq rehabilitimin e organeve të përtypjes, sipas parimeve biologjike mjekësore;
- Bën hulumtime epidemiologjike në mbrojtjen stomatologjike preventive dhe bën analizat e të dhënave të gjetura;
- Ndërmerr masa përkatëse shëndetësore preventive, me qëllim të përparimit dhe të mbrojtjes së shëndetit të organeve të gojës.
ORDINANCA NR. 7
Sektori: Ortopedia e nofullave
- Punon në zbulimin me kohë të anomalive ortopedike, parandalon zhvillimin jo normal dhe në orientimin e drejtë të zhvillimit të dhëmbëve dhe të nofullave;
- Merr masa me kohë për parandalimin e ndikimeve të faktorëve etiologjikë;
- Bën kontrollimin e vazhdueshëm të pacientëve për ndikimin e aparatit në gojë, i adapton dhe i rregullon që të arrihet rezultatet pozitive.
ORDINANCA NR-8 dhe 10
Sektori: Protetika stomatologjike
- Cakton indikacionet për llojin e mjeteve ndihmëse protetike të pacientit;
- Harmonizon indikacionet dhe afatet e kohëzgjatjes së mjeteve ndihmëse protetike;
- Merr masat dhe bën provat e duhura;
- I dorëzon punimet protetike, bën adaptimin e tyre në gojë dhe korrekturat e nevojshme.