Mbrojtja shëndetësore e gruas
Shërbimi i mbrojtjes së grave ofron kujdes shëndetësor parësor për të gjitha femrat në komunën e Prishtinës. Ajo vepron përmes punës parandaluese dhe mjekuese, përmes diagnostikimit të hershëm, dhënies së terapisë, punës për planifikim familjar, jep këshilla për gratë shtatzëna, bën promovimin dhe edukimin shëndetësor në vazhdimësi.
Në Shërbimin e kujdesit shëndetësor të grave, mund të bëhen këto kontrolle:
- Ekzaminime parandalues gjinekologjike, ku përfshin: ekzaminimin manual, bimanual, duke marrë sekrecionet vaginale të shkallës së pastërtisë, bëhet ekzaminimi kolposkopik, prekje - ekzaminime të gjirit dhe, sipas nevojës, bëhen rekomandime të nevojshme për një ekzaminim të gjirit me ultrazë dhe mamografi. Bëhet ekzaminimi kardio-tonografik i fetusit (CTG);
- Rishikimi i shtatzënisë së parë, e cila përfshin përcaktimin e shtatzënisë, jep referencë për analiza laboratorike dhe ekzaminime të tjera mjekësore;
- Inspektimi i grave shtatzëna përfshin: kontrollin e peshës, të tensionit të gjakut, kontrollin me ultrazë, monitorimin e shtatzënisë dhe gjendjen e fetusit, këshillimin në dietë të përshtatshme dhe të balancuar, si dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta te gjinekologu;
- Për analiza laboratorike citologjike, merren materialet për të kërkuar për qelizat malinje me metodën e Papatesteve dhe dërgohet në Klinikën për diagnostifikim citologjik në QKU. Merren për analizë mikrobiologjike edhe sekrecionet vaginale dhe cervikal për vlerësimin e shkallës së pastërtisë.
Shërbimi i kujdesit shëndetësor të grave është i pajisur me pajisje adekute teknologjike mjekësore. Kabinete për diagnostifikim, tre ultrazë me 3D- dopler.
Vizitat gjinekologjike mundë të caktohen me telefon, dhe mundë të përzgjidhet gjinekologu, ose këtë mund ta bëjë edhe personalisht.
QKMF – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare
Rr. “Fehmi Agani” nr. 20, objekti I dytë, kati i dytë.
Orari i punës:
E hënë – e premte: 07:00 – 15:00
Nr. tel: 038 248-934
QMF I
Rr. "Ilir Konushefci"Orari i punës:
E hënë – e premte: 07:00 – 15:00
Nr. tel: 038 234-722
QMF V
Rr. “Nënë Tereza” lagjja “Dardania”
Orari i punës:
E hënë – e diele: 07:00 – 15:00
Nr. tel. 038 551-559; Tel. 038 555-210
QMF VI
Rr. “Hyzri Talla”, lagjja “Bregu i Diellit”
Orari i punës:
E hënë – e premte: 07:00 – 15:00
Nr. tel. 038 553-844