Sektori i Mjekësisë Familiare
QKMF në Prishtine është Institucion Publik Parësor Shëndetësor, i cili si qëllim kryesor ka promovimin, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës përmes sigurimit të shërbimeve shëndetësore të leverdishme, gjithëpërfshirëse dhe të vazhdueshme për banorët e komunës së Prishtinës.
Shërbimet shëndetësore janë te bazuara në konceptin e Mjekësisë Familjare, i cili ka synim që të gjithë banoreve tu ofrojë shërbime shëndetësore gjithëpërfshirëse dhe efikase, të bazuar në të dhëna shkencore, përmes caktimit të mjekut familjar, i cili do të jetë portë hyrëse për të gjithë kërkuesit e shërbimeve shëndetësore dhe njëherësh pikë referuese për specialistët, konsultantët.
Këto shërbime janë te orientuara në:
- Promovim shëndetësor, parandalim, diagnostikim, mjekim dhe rehabilitim të sëmundjeve, çrregullimeve dhe lëndimeve;
- Kujdes parandalues nëpërmjet programeve të promovimit të shëndetit, vizitave shtëpiake dhe vizitave sistematike të fëmijëve;
- Ruajtje dhe përparim të shëndetit publik, përfshirë sero-profilaksen, vaksino-profilaksen, promovimin e mënyrës së shëndetshme të jetës;
- Promovim të shëndetit oral dhe kujdes për shëndetin e dhëmbëve;
- Shërbime të kujdesit shëndetësor për nëna dhe fëmijë dhe shërbime të planifikimit familjar;
- Shërbime 24 orëshe.
Mjeku Familjar kryen detyrën e bartësit dhe organizatorit te mbrojtjes parësore shëndetësore për popullatën e caktuar. Ai pranon pacientin nga infermierja, merre anamnezën, bën inspektimin, auskultimin, palpimin, vendos diagnozën e punës, referon për analiza dhe hulumtime diagnostike dhe konsulta specialistike, cakton diagnozën përfundimtare, trajton pacientin me terapi adekuate, bën edukimin dhe promovimin shëndetësor, këshillon pacientin, cakton terminin për vizitën e ardhshme dhe e plotëson kartelën shëndetësore.
Kompetencat e nevojshme të mjekut familjar janë:
1. Aktivitetet e mbrojtjes shëndetësore themelore
- Përdorimi i rregullt i kartelës shëndetësore në mënyrë të përshtatshme për një komunikim të mirë me pacientin dhe përcjellje të pacientit;
- Detektimi i hershëm i shtatzënisë, kujdesi antenatal, postnatal dhe planifikimi familjar;
- Përcjellja sistematike e të posalindurit;
- Menaxhim i fëmijës së sëmurë (përfshirë modelin e IMCI-së);
- Monitorimi i rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve sipas kritereve të OBSH-së;
- Kujdesi i posaçëm ndaj adoleshentëve shërbimet shëndetësore mike për adoleshentë;
- Kujdesi i posaçëm ndaj të moshuarve;
- Kujdesi sistematik ndaj pacientëve me sëmundje kronike jo ngjitëse;
- Kujdesi për emergjenca dhe lëndime minore;
- Shërbimi adekuat referues nëpërmes funksionimit te mikrosistemeve klinike;
- Shërbimi i përcjelljes së pacientëve të lëshuar nga spitali;
- Vizitat shtëpiake dhe shërbimi paliativ;
- Shërbimi klinik i vizitave në zonat rurale.
2. Promovimi i shëndetit dhe parandalimi i sëmundjeve nëpërmes:
- Programit të vaksinimit dhe edukimit shëndetësor (shkollat, komunitetet);
- Programet e kontrollimit të sëmundjeve ngjitëse (vrojtimi epidemiologjik);
- Programet e kontrollimit të sëmundjeve kronike jo ngjitëse;
- Këshillimi higjienik dhe sanitar.