Njësia e Vaksinimit me Imunizim
Vaksinat
Dobite e vaksinimit te rregullt
Vaksinat janë preparate imunobiologjike të cilat kur futen në organizmin e njeriut në sasira të vogla provokon imunitet specifik. Pra vaksina është formë e dobësuar ose inaktive e një bakteri, virusi ose toksine. Organizmi prodhon antitrupa ose qeliza imunitare kundër bakterieve, virusve ose toksinave përkatëse.
Parandalimi me vaksina është metoda më e lire më e mirë dhe më efikase në luftë kundër sëmundjeve ngjitse, dhe e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga sëmundjet e caktuara ngjitëse.
Vaksinat përgjithësisht tolerohen shumë mirë nga ana e organizmit dhe nuk shkaktojnë çrregullime. Dobitë e vaksinave i tejkalojnë rreziqet që vetë vaksinat mbartin.
Vaksinat nuk mbrojnë vetëm individin por të gjithë komunitetin. Me vaksinimin e një numri të madh fëmijësh pengohet përhapja e mikrobit duke quar kështu në zvoglimin e sëmundjes deri në zhdukjen e saj.
Në fëmijeri janë të aplikueshme vaksinat kundër polymielitit, difterisës, tetanosit, hepatitit B, kollës së mire, hemofillus influence tip B, fruthit, shytave, rubeoles dhe tuberkulozit. Në raste të veçanta rekomandohen edhe vaksinat kundër rrezikut nga sëmundjet si gripi, lija e dhenëve ( varicele), meningokokut, pneumokokut etj.
Këto vaksina janë të gjitha falas.
Në mënyrë kontinuele vaksinimi kryhet në Njësin Qendrore në QKMF, 10 QMF dhe 3 AMF.
Në këto shërbime kryhet vaksinimi i rregullt i fëmijëve sipas programit dhe skemës së obligueshme të vaksinimit. Në këto njësi punojnë profesionist që kanë njohuri dhe trajnim specifik për vaksina.
Profesionistët shëndetësor bëjnë vlersimet e nevojshme për gjendjen shëndetësore të fëmiut para aplikimit të vaksinave.
Prindërit mund të konsultohenë me profesionistët shëndetësor dhe të marrin informatat e duhura për çdo gjë rreth vaksinimit të fëmiut.
Nëse pas vaksinimit te fëmija shfaqen ndryshime që ju shqetësojnë duhet të këshillohet mjeku juaj ose pediatri.
Kalendari i vaksinimit | Rivaksinimi | |||||
---|---|---|---|---|---|---|
Mosha | Vaksina | Aplikimi | Mosha | Vaksinimi | Aplikimi | |
Menjëherë pas lindjes | BCG | I.d. | 12 - 18 muaj | DTP | I.m. | |
HB | I.m. | Polio | Per os | |||
2 muaj | DTP - HB - Hib | I. m. | 6 - 7 vjeç | DT | I.m. | |
3 muaj | DTP - HB - Hib | I.m. | Polio | Per os | ||
4 muaj | DTP - HB - Hib | I.m. | MMR | |||
2 muaj | Polio | Per os | 12 - 13 vjeç | dT | I.m. | |
3 muaj | Polio | Per os | Polio | Per os | ||
4 muaj | Polio | Per os | 18 vjeç | dT | I. m. | |
12 - 18 muaj | MMR |
QKMF, rr. "Fehmi Agani" nr.20.
Orari i punës:
E hënë – e premte: 07:00 – 19:00.
Dr. Nexhmendin Hoti, spec epidemiolog, shef i Shërbimit të Vaksinimit,
Dr. Naim Sveçla,
Dr. Xhevrie Canolli dhe
Dr. Florina Ushaku – Grezda.
QMF I , rr. "Ilir Konushevci".
Orari i punës:
E hënë – e premte: 07:00 – 14: 30
Igballe Veliqi, infermiere
QMF II, Lagjja "Kodra e Trimave"
Orari i punës:
E hënë - e premte: 07:00 -14:30
Zahide Uka, infermiere
QMF III, rr. "Xheladin Kurbaliu"
Orari i punës:
E hënë – e premte: 07:00 – 14: 30
Adile Shala, infermiere
QMF IV, rr. "Myrvete Maksuti", lagjja "Xhemajl Ibishi"
Orari i punës :
E hënë – e premte: 07:00 – 14:30
Elmaze Gashi, infermiere
QMF V, Rr. "Nënë Tereza", lagjja "Dardania"
Orari i punës:
E hënë – e premte: 07:00 20:00
Dr. Ifeta Dragusha
Zyrafete Berisha, infermiere
Bahrie Hoti, infermiere
QMF VI, rr. "Hyzri Talla", lagjja "Bregu i Diellit"
Orari i punës:
E hënë - e premte: 07:00 – 14:30
Merita Matoshi, infermiere
QMF VII, rr. "Agim Qela", lagjia "Kalabria"
Orari i punës :
E hënë – e premte 07:00 – 14:30
Besa Dobratiqi, infermiere
QMF Matiçan
Orari i punës:
E hënë – e premte 07:00 - 14:30
QMF Besi
Orari i punës:
E hënë – e premte 07:00 - 14:30
Dhurata Ademi – Mirena, infermiere
QMF Hajvali
Orari i punës:
E hënë – e premte 07:00 - 14:30
Zahide LLugiqi, infermiere
AMB. Bardhosh
Orari i punës:
E hënë – e premte 07:00 - 14:30
Shukrije Statovci, infermiere
AMB. Llukar
Orari i punës:
E hënë – e premte 07:00 - 14:30
Shukrije Statovci, infermiere