Vizitë nga Ministri i Shëndetësisë
Në takimin e sotëm të rregullt të Kolegjiumit Profesiona të QKMF-së, me 07 qershor 2019, morën pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Z. Uran Ismaili si dhe Drejtori i DKSh-së në Prishtinë Dr. Bujar Gashi. Z. Ismaili njoftoi të pranishmit mbi rrjedhën e punë dhe reformave të vazhdueshme në sistemin e shëndetësisë duke me theks të posaçëm në Kujdesin praësor Shëndetësorë. Më tutje, ai iu shprehu mirënjohje punonjësve të KPSh-së në Prishtinë për punën e shkëlqyeshme që është bërë viteve të fundit dhe kërkojë që edhe më tutje të bëhen përpjekje që Prishtina të prijë në procesin e zbatimit të konceptit të mjekësisë familjare. Në këtë përpjekje ai ofroi mbështetjen e plotë të MSh dhe të atij personalisht. Mes tjerash premtoi që edhe UA mbi organizimin dhe funksionalizimin e Mjekësisë Familjare së shpejti do të aprovohet.
Drejtori i DKSh-së, Dr. Bujar Gashi dhe Drejtoresha e QKMF-së Dr. Sadete Hadri shprehën mirënjohen e tyre dhe të punonjësve të KPSh-së në Prishtinë për mbështetjen e vazhdueshme nga Ministria e Shëndetësisë duke prezantuar sfidat e zbatimit të mirëfilltë të konceptit të mjekësisë familjare siç janë rajonalizimi i kujdesit, listat e pacientëve, SISh-i, raporti me sektorin privat, etj. Gjithashtu u zotuan në vazhdimin e punës së mirë që tashmë shërben si shembull për të gjitha komunat tjera.
Në vijim të takimit të Kolegjiumit, dy zyrtare të MSh Znj. Fatlume Uka dhe Znj. Donika Gjigolli prezantuan shkurtimisht të rejat lidhur me planet për zbatimin e ueb-aplikacionit të SISh—it të ri që pritet të fillojë së zbatuari në Komunën e Prishtinës në fillim të shtatorit 2019.