VIZITAT SISTEMATIKE TË NXËNËSVE TË SHKOLLAVE FILLORE TË MESME TË ULTA NË KOMUNËN E PRISHTINËS 2015
QKMF në Prishtinë edhe këtë vitë realizoi projektin e vizitave sistematike për nxënsit e Shkollave Fillore të Mesme të Ulta në Komunën e Prishtinës.
Për dallim nga vitet tjera, këtë vit u planifikua që vizitat sistematike pos nxënësve klasave të para dhe të pesta të kryhen edhe të klasat e nënta.
Këtë vitë ndryshoi metodologjia e punës dhe se të gjitha të dhënat e vizitave sistematike u evidentuan në mënyrë elektronike. Për këtë qëllim Drejtori i DKSHMS realizoi një donacion nga Ambasada Çeke, ku u bë furnizimi me paisje prej 15 laptop si dhe u sigurua program i posaqëm për vizita sistematike.
Qëllimi i këtyre vizitave sistematike është vlersimi i rritjes dhe zhvillimit psiko-fizikë i fëmijëve të këtyre grup moshave, zbulimi hershëm i sëmundjeve, anomalive dhe çregullimeve eventuale si dhe prevenimi me kohë, korigjimi i anomalive dhe trajtimi i sëmundjeve.
Në këto vizita janë përfshirë në ekzaminim këto parametra : pasha dhe gjatësia trupore, kontrolli i të pamurit, dëgjuarit, kontrolli detal: i lëkurës, kokës, hundës, gojës, dhëmbëve, gjëndrës tiroide, zemrës, mushkrit, barkut, ekstremitetet, bushtit kurizor, gjoksit si dhe zhvillimit psiko motorik e pjekuria sociale e emotive.
Për realizimin e këtijë aktiviteti u angazhuan 15 ekipe implementuese. Secila ekip kishte : një Mjek Familjar, dy Infermjere të Mjekësis Familjare, një Stomatolog dhe një Asistente e stomatologjisë. Gjithësejt personel të angazhar për vizita sistematike ishin 75.
Plani i punës dhe orari i implementimit të këtij aktiviteti është hartuar në bazë të numrit të shkollave dhe numrit të nxënësve.
Vizitat sistematike në SHFMU të Komunës së Prishtinës u realizuan nga data 09/03/2015 deri më date 27/05/2015.
Pas grumbullimit, përpunimit dhe analizës të vizitave sistematike, rezultatet preliminare në muajin Qershor u prezentuan para mjeteve të informimit, ndërsa në muajin Shtator u prezentuan dhe u dhanë rekomandime para personelit shëndetësor dhe ekipeve implementuese.
Pas vlersimit dhe sistemimit të gjitha të dhënave u përpilua raporti përfundimtar i vizitave sistematike të nxënësve të klasëve të para, pesta dhe të nënta.
VIZITAT SISTEMATIKE TË NXËNSËVE TË KLASËVE TË PARA, TË PESTA DHE TË NËNTA TË SHKOLLAVE FILLORE MESME TË ULËTA KOMUNËN E PRISHTINËS