Vizitat sistematike ne shkollat e kryeqytetit 2014
Gjatë shkollimit të rregullt si masë parandaluese për mbrojtjen shëndetësore të fëmijëve, punëtorët shëndetësor kryejnë edhe vizita sistematike.
Pasi që në shkolla fillore nuk ofrohen shërbimet shëndetësore nga ana e personelit shëndetësor dhe pamundësohet përcjellja e vazhdueshme e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve, Drejtoria Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Prishtinë në bashkëpunim me stafin udhëheqës të Qendrave të Mjekësisë Familjare morri iniciativën për organizimin e vizitave sistematike të nxënësve të SHF në Komunën e Prishtinës, ku do të bëhet vlerësimi i gjendjes shëndetësore të nxënësve identifikimi i deformiteteve, anomalive apo sëmundjeve specifike për moshën dhe ndërmarrjen e masave për parandalim dhe korrigjimin e tyre.
Objektivi
Nga këto vizita sistematike do të krijohet një pasqyrë për gjendjen shëndetësore të nxënësve, do të identifikohen problemet më të shpeshta shëndetësore apo ngecjet në zhvillimin fizik dhe psikik të tyre. Po ashtu do të krijohet një bazë e të dhënave për ndërmarrjen e masave për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të tyre.
Qëllimi
- Vlerësimi i rritjes dhe zhvillimit psiko-fizik të fëmijëve të grupmoshave të klasave të para (I) dhe klasave të pesta (V) të shkollave fillore në Komunës e Prishtinës.
- Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, anomalive dhe çrregullimeve eventuale të fëmijëve këtyre grupmoshave.
- Krijimi i një pasqyre të të dhënave nga rezultatet e vizitave sistematike me qëllim të ndërmarrjes së masave.
- Ndërmarrja e masave preventive për korrigjimin e anomalive, gjendjeve dhe trajtimin e sëmundjeve.
Parametrat e vlerësuara
Është vlerësuar zhvillimi i përgjithshëm psiko-fizik i fëmijëve (18 parametra) si dhe shëndeti oral (5 parametra).
1. Matja e peshës trupore dhe gjatësisë (vlerësim standard sipas diagramit).
2. Kontrolli i të parit sipas tabelës (Snellen).
3. Të dëgjuarit.
4. Kontrolli detal klinik I lëkurës, kokës, hundës, gojës, dhëmbëve, gjëndrës tiroide, zemra, mushkëritë, barku, ekstremitetet, boshti kurrizor, gjoksi.
5. Zhvillimi psiko-motorik dhe pjekuria sociale dhe emotive, përshtatja e nxënësve në proceset mësimore.
Planifikimi i realizimit të vizitave sistematike
Për zhvillimin e këtij aktiviteti, së pari është formuar grupi punues, në përbërje të: Drejtorit të QKMF-së, Koordinatorit, Përgjegjësit të sektorit të Mjekësisë Familjare, Përgjegjësit të sektorit të Shëndetit Oral, Kryeinfermieres të QKMF-së dhe Përgjegjësit për Logjistikë.
Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Drejtorinë Komunale për Arsim dhe Drejtoritë e Shkollave Fillore.
Plani i punës dhe orari i këtij aktiviteti është hartuar në bazë të numrit të Shkollave dhe numrit të nxënësve. Nga të dhënat e grumbulluara nga shkolla fillore numri i i nxënësve në këtë vit shkollor ka qenë 7097 (të klasave I dhe V).
Për realizimin e këtij aktiviteti u planifikua formimi i 15 ekipeve implementuese. Sipas planit të përpiluar për kryerjen e vizitave sistematike të këtyre grupmoshave u caktua koha e fillimit 10.05.2014 në 15 Shkollës Fillore të Komunës së Prishtinës. Vizitat sistematike janë realizuar sipas planit dhe kanë përfunduar me 09.06.2014 në 51 Shkolla Fillore dhe me paralele të ndara.
Aktivitetet
Për realizimin e këtij aktiviteti, Drejtori i DKSHMS bashkë me koordinatorët e këtij projekti realizuan takim të përbashkët me Drejtorin e Drejtorisë për Arsim dhe Drejtorët e SH. F të Komunës së Prishtinës, ku u njoftuan me projektin si dhe unanimisht të gjithë e përkrahën këtë projekt, duke ofruar bashkëpunim e nevojshëm për realizimin e tij.
Drejtori i DKSHMS, Drejtori i QKMF me stafin udhëheqës mbajtën takim pune me të gjithë udhëheqësit (shefat dhe motrat përgjegjëse) ku u njoftuan me zhvillimin e këtij projekti si dhe morën udhëzimet e nevojshme për këtë aktivitet.
Menaxheret e projektit me stafin udhëheqës të QKMF organizuan disa takime konsultative me udhëheqësit e njësive për formën dhe mënyrën e implementimit të vizitave sistematike.
Menaxherët e projektit pas formimit të ekipeve implementuese realizuan një takim pune dhe dhanë instruksionet në detale për ecurinë e punëve gjatë vizitave sistematike (plotësimin e kartelës shëndetësore, plotësimi e formularëve për raportim dhe njohja me mjetet e punës).
Menaxherët e projektit me udhëheqësit e QKMF mbajtën mbledhjen përfundimtare me ekipet implementuese dhe përgjegjësit e njësive ku morën orarin e punës si dhe u furnizuan me material dhe pajisje të nevojshme për punë.
Materiali dhe mjetet e punës
Drejtoria për Shëndetësi dhe Drejtoria e QKMF duke u bazuar në planin e hartuar bëri furnizimin e nevojshëm të pajisjeve mjekësore, materialit administrativ dhe mjeteve tjera harxhuese sipas nevojës për ekipin e Mjekut Familjar dhe ekipin e Stomatologut , siguruan të gjithë materialin e nevojshëm. Ky material me kohë u nda nëpër ekipe.
Ekipet implementuese
Ekipet për implementimin e këtij aktiviteti mbajtën takim pune dhe u njoftuan me metodologjinë dhe procedurat vlerësuese. Në këtë aktivitet ishin gjithsej 15 ekipe. Secila ekipe përbëhej nga:
- Një mjek familjar
- Dy infermiere të mjekësisë familjare
- Stomatologe dhe asistente
Paraqitja grafike e të dhënave
Raport pune - Vizitat sistematike të nxënësve të shkollave fillore, klasa I dhe V, në Komunën e Prishtinës