TRAJTIMI I PACIENTËVE ME ANTIBIOTIKË GJATË MUAJIT SHKURT 2015 NË TË GJITHA QMF-T E KOMUNËS SË PRISHTINËS
Në kuader te aktiviteteve për Zhvillimin e Pazhdueshëm Profesional dhe Ngritjes së Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore më datat 26 dhe 27 shtator 2015 në u mbajt një Seminar dyditorë në të cilin moren pjese 150 pjesemarres . Në semiar moren pjese Drejtori i DSHMS Dr Arben Vitia, menaxhmenti i QKMF-s dhe punetorë te tjere shendetesore te Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë . Gjatë seminarit u prezantuan dhe diskutuan rezultatet dhe rekomandimet e dala nga vizitat sistematike neper shkollat fillore te komunës së Prishtinës , rezultatet dhe rekomandimet e dala nga nga hulumtimi i trajtimit të pacientëve me antibiotikë gjatë muajit Shkurt 201, mandej u prezantuan dhe diskutuan detyrat dhe pergjegjesite e menaxhmentiti t të një Qendre te Mjekësisë Familjare nga aspekti organizativ, juridik dhe profesional , si dhe u prezantua dhe diskutua planifikimi i buxhetit per vitin 2016 nga DKSHMS e komunës së Prishtinës .
Perveç temave te tjera një interesim dhe diskutim te madh zgjoi prezantimi i rezultateve te hulumtimit "TRAJTIM I I PACIENTËVE ME ANTIBIOTIKË GJATË MUAJIT SHKURT 2015 "
Arsyet e monitorimit te trajtimit të pacientëve me antibiotikë në kujdesin parësor shendetesorë janë :
Mbikëqyrja dhe zvogëlimi i rezistencës antimikrobike , rritja e së cilës është problem global i shëndetit publik me implikime ekonomike, sociale dhe politike, veçanërisht në vendet e pazhvilluara. Gjatë viteve të fundit kjo sfidë ka shënuar dyfishim në nivelin global duke rrezikuar seriozisht mjekimin efikas të shumë sëmundjeve. (Strategjia dhe plani i veprimit për rezistencën antimikrobike miratuar nga Ministria e Shëndetësisë 2011
Në kuader te aktiviteteve per kontrolle te infeksionit institucioni shëndetësor duhet te ketë një program të mbikeqyrjes se dhenies se antibiotikeve (Standardet e cilësisë për licencimin dhe akreditimin e institucioneve të KPSH Ministria e Shëndetësisë 2005 )
Fokusimi kryesor i kontrolloimit të rezistencës antimikrobike është ngritja e cilësisë së përshkrimit të antibiotikëve në kujdesin primar shëndetësor pasi më shumë se 90 % e antibiotikëve përshkruhen nga mjekët familjar dhe mjekët e përgjithshëm .Shumica e antibiotikëve që jepen në praktikën e mjekësisë familjare u dedikohen infeksioneve të traktit respirator të cilat përfaqësojnë rreth 70% të gjitha infeksioneve të trajtuara në kujdesin primar shëndetësor . Përderisa 90 % e të gjitha infeksioneve respiratore shkaktohen nga virusët, dhënia e e antibiotikëve në këto raste jo vetëm që nuk sjellë ndonjë përfitim për pacientin por shkakton edhe shfaqjen e efekteve anësore dhe rritjen e rezistencës antimikrobike . (Health Alliance for Prudent Prescribing, Yield and Use of Antimicrobial Drugs in the Tretment of Respiratory Tract Infections (HAPPY AUDIT), BMC Family Practice 2010 ).
Përfundimi i këtijë hulumtimi ëshë ky :
Nga të gjithë pacientët e vizituar në Qendrat e Mjekësisë Familjare të Komunës së Prishtinës gjatë muajit Shkurt 2015 13.6% prej tyre jane trajtuar me antibiotikë (ordinim nga vete mjeket ose pershshkrim i terapisë nga konsultat ) dhe atë me përfaqësim prej 9.2 % të antibiotikëve oral dhe 4.4% të antibiotikëve parenteral.
Nga të gjithë antibiotikët e ordinuar dhe pershkruar në Qendrat e Mjekësisë Familjare të Komunës së Prishtinës gjatë muajit Shkurt 2015 (13.6%) në terapinë orale (9.2%) dominojnë penicilininat me perfaqësim prej 68% ndërsa në terpinë parenterale (4.4%) dominojnë cefalosporinat e gjeneratës së tretë me perfaqësim 47%.
Nga të gjithë antibiotikët e ordinuar dhe pershkruar në Qendrat e Mjekësisë Familjare të Komunës së Prishtinës gjatë muajit Shkurt 2015 (13.6%) si tërsi (edhe antibiotikë oral edhe parenteteral ) dominojnë penicilininat me perfaqësim prej 49% dhe cefalosporinat e gjeneratës së tretë me perfaqësim prej 18% .
Masat e propozuara të dala nga ky hulumtim janë :
Mbajtja e një takimi pune me grupet e rishqyrtimit kolegial dhe menaxhmentin e QMF-ve.
Prezantimi i rezultateve gjatë ligjëratave të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional
Adresimi i nevojës për hartimin e udhërrëfyesve dhe protokoleve për Kujdesin Parësor Shëndetësor
Ngritja e vazhdueshme e cilësisë së shërbimeve shëndetësore nëpërmes akiviteteve të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional duke u bazuar në literaturën bashkëkohore të bazuar në dëshmi, udhërrëfyes klinik dhe protokole
Shtytja dhe përkrahja e vazhdueshme per vendosjen dhe funksionalitetin e Rishqyrtimeve e Kolegiale në Qendrat e Mjekësisë familjare
Antibiotikët dhe rezistenca antimikrobike të ligjërohen në aktiviteteve e Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional
Një punë më e mirë e stafit mjekësorë e QMF-ëve në përgjithësi në edukimin shëndetësor për pacientë posaçërisht për terapinë parenterale.
Zbatimi i Ligjit për punën e barnatoreve Dhënia e barërave vetëm me recetë të mjekut.
Trajtimi i pacientëve me antibiotikë në të gjitha QMF e komunës së Prishtinës gjatë muajit Shkurt 2015