TETORI ROZË
Në emër të tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit te gjirit, në kuadër të fushatës vetëdijësuese “Race for the Cure Prishtina 2024”- (Vrapo për shëndet), DSH e Kryeqytetit në bashkëpunim me menaxhmentin e QKMF-së, gjatë muajit tetor organizuan ligjerata vetëdijësuese edukativo-shëndetësore në të gjitha shkollat e mesme të kryeqytetit me mësimdhënësit dhe nxënësit e këtyre shkollave me fokus ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit. Me 6 tetor në sheshin Skënderbeu qytetarët e Prishtinës u bashkuan në aktivitetin “Race for the Cure”- (Vrapo për shëndet), kauzë globale dedikuar rritjes së ndërgjegjësimit dhe mbështetjes së grave të prekura dhe mbijetuara nga kjo sëmundje. Pjesëmarrës ishin shumë qytetarë përfshirë i pari i Kryeqytetit Z.Përparim Rama, drejtori i DSH, menaxhmenti si dhe një numër i madh i profesionistëve të KPSH-së. Aktivitetet vazhduan me mjekët familjarë dhe infermierët familjarë,në ambientet e QKMF-së, dhe QMF-ve të komunës së Prishtinës, në ambientet e SHFMU -ve me mësimëdhënës, në institutucionet parashkollore me stafin dhe edukatorët, me mësimëdhënësit ne fshatin Rimanishtë, me pacientët, qytetarët, qytetarët e komunitetit RAE, si dhe në sallën e kuvendit komunal me nënat e programit të SOS - fshatit. Gjatë aktiviteteve u diskutua rëndësia e kontrollave të rregullta, roli i mamografisë dhe ultrazëri i gjinjëve si dhe u shpërndanë materiale eduaktivo-shëndetësore. Zbulimi i hershëm është thelbësor për parandalimin dhe trajtimin e suksesshëm. Kujdesi dhe kontrolli i hershëm shpëton jetë. Të bashkohemi për një të ardhme me shëndet dhe pa kancer të gjirit.