RAPORTIMI DHE DISKUTIMI I CIKLIT TË DYTË TË VIZITAVE MONITORUESE TË STANDARDEVE BAZIKE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR NË QENDRAT E MJEKËSISË FAMILJARE TË KOMUNËS SË PRISHTINËS
Më -02/10/2015 në takimin e Këshillit Profesional të QKMF dhe Drejtorit të Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Dr Arben Vitia u bë prezantimi dhe diskutimi i rezultateve të vizitave monitoruese të realizuara nga Komiteti për Sigurimin e Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore .
Në kuadër të aktiviteteve të këtij komiteti në QKMF bëjnë pjesë edhe vizitat vlerësuese të standardeve të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare . Objektivi i këtyre vizitave është kontrollimi dhe vlerësimi i nivelit të përmbushjes së standardeve bazike të kujdesit shëndetësor të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë .
Qëllimi i vizitave monitoruese nga komiteti për sigurimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore është identifikimi i problemeve, mangësive dhe dallimeve në cilësinë e shërbimeve shëndetësore me qëllim të planifikimit, organizimit dhe kryerjes së aktiviteteve për përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në të gjitha QMF-të e komunës së Prishtinës .
Ekipa e përbërë nga Dr. Florie Hyseni - Kordinatore e Cilësisë, Dr Lumturie Kërliu dhe Nexhmije Beshiri Inf. gjatë periudhës kohore Qershor Korrik ka vizituar secilën QMF të Komunës Prishtinës . Gjatë këtyre vizitave kontrollimi dhe vlerësimi standardeve bazike të kujdesit shëndetësor është realizuar me anë të metodës së observimit, mbledhjes së fakteve dhe intervistimit duke ju referuar listës kontrolluse të standardeve të cilësisë së shërbimeve shëndetësore . Gjatë prezantimit u krahasuan edhe te arriturat në permbushjen e këtyre standardeve gjate periudhes kohore ne mes te te dy cilkleve te vizitave monitoruese Dhjetor 2014 - Korrik 2015 .
Për secilën QMF të vizituar është përgatitur një raport i vizitës i cili përfshinë konstatimet dhe rekomandimet e dala nga vizita dhe do t'i dorëzohet menaxherit të QMF-së dhe menaxhmentit të QKMF-së . Ndërsa rezultatet e përgjithëshme janë përgatitur, prezantuar dhe diskutuar me një raport të përbashkët në takimin e Këshillit Profesional të QKMF-së dhe Drejtorit të DKSHMS-së .
Raport i vizitave monitoruese për kontrollimin dhe vlerësimin e standardeve bazike të kujdesit shëndetësor në Qendrat e Mjekësisë Familjare të komunës së Prishtinës