RAPORT I CIKLIT TË DYTË TË AUDITIMIT TË CILËSISË SË PLOTËSIMIT TË KARTELËS SHËNDETËSORE TË ADOLESHENTIT
Në përmbyllje të një pune njëvjecare në zhvillimin dhe zbatimin e shërbimeve shëndetesore mike për adoleshentë në pesë komuna (Prishtine, F. Kosove, Lipjan, Drenas dhe Obiliq), të mbeshtetur nga zyrat e OBSh-se dhe UNFPA-se me fondet e projektit të përbashkët të financuar nga Qeveria e Luksemburgut, me datën 02/12/2015 u mbajtë takimi permbylles i kësaj faze të zhvillimit të këtij projekti që ne vitet vijuese planifikohet te zgjerohet edhe ne regjionet tjera te Kosoves. Ne takim u prezantuan mesimet e nxjerra nga kurset aftesuese ne Programin Orientues në Shëndetin e Adoleshentëve për Punetorë Shëndetesorë si dhe gjetjet e vlerësimit te 20 karakteristikave të Shërbimeve Shëndetesore Mike për Adoleshente në dhjetë Institucione te KPSh në këto pesë komuna.
Në kuadër të projektit për Zhvillimin dhe Zbatimin e Shërbimeve Shëndetësore Mike për Adoleshent perveç vlerësimit të shërbimeve shëndetësore për adoleshentë të cilat ofrohen nëpër QMF, trajnimit te personeli shëndetësor për ofrimine e këtyre shërbimeve sipas literaturës bashkëkohore bënë pjesë edhe monitorimi i implementimit për ofrimin e këtyre shërbimeve .
Në një nga takimet e grupit Kordinues të Projektit u konkludua se monitorimi i implementimit të ofrimit të SHSHMA nëpërmes vizitave monitoruese ( intervistim, vëzhgim dhe mbledhje të fakteve ) nuk është i mjaftueshëm për të siguruar vazhdimsi të procesit, prandaj duhet të punohet më shumë në evidentimin e të gjitha shërbimeve shëndetësore në Kartelën Shëndetësore të pacientit me theks të posaqëm të adoleshentit . Një Kartelë Shëndetësore e plotësuar në mënyrë të mirëfillt përveç tjerash mund jetë edhe burim informacioni për vlerësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara për pacientë, e në rastin konkret për adoleshentë . Në këte kontekst u realizua auditi për cilësinë e plotësimit te Kartelës Shëndetësore te adoleshentit .
Qëllimi
Përmirësimi cilësisë së shërbimeve shëndetësore me theks të posaqëm të Shërbimeve Shëndetësore Mike për Adoleshent në Qendrat e Mjekësisë Familjare, e posaçërisht rritja e dokumentimit të këtyre shërbimeve në Kartelën Shëndetësore në përputhshmëri me standardet e përcaktuara .
Kriteri
1. Çdo pacient i ekzaminuar ose i trajtuar në institucionin shëndetësor duhet të ketë Kartelë Shëndetësore.
2. Çdo Kartelë Shëndetësore duhet të plotësohet në të gjitha rubrikat e domosdoshme për t'u plotësuar dhe në ato të nevojshme varësisht nga gjendja e pacientit. Shkrimi duhet të jetë i lexueshëm .
Standardi
Kartela Shëndetësore duhet të plotësohet në tërësi në të gjitha rubrikat e domosdoshme për t'u plotësuar dhe në ato të nevojshme varësisht prej gjendjes së pacientit . Në çdo kartelë shëndetësore duhet të shkruhen të gjitha rezultatet e dala nga analizat apo testet diagnostike të referuara . Shkrimi duhet të jetë i lexueshëm .
Materiali dhe metodologjia e punës
Për grumbullim e të dhënave të cilësisë së plotësimit të Kartelës Shëndetësore Grupi Kordinues i projektit për Zhvillimin dhe Zbatimin e Shërbimeve Mike për Adoleshentë i mbështetur nga Zyrat e OBSh -së dhe UNFPA -së formoi ekipën e punës të përbërë prej tre profesionistëve shëndetësor . Kjo ekipë vizitoi 10 Qendra të Mjekësisë Familjare në 6 komuna : Prishtinë (QMF 4, QMF 7,QMF 10 dhe QMF Besi), Obiliq (QKMF), Fushë Kosovë (QKMF), Lipjan (QKMF), Drenas (QKMF) dhe Podujevë (QKMF dhe QMF Lluzhan) dhe mblodhi të dhëna për cilësinë e plotësimit të KSH me një mostër reprezentuese prej 20 KSH për QMF të cilat u zgjodhen në mënyrë randomiane . Kartelat e përzgjedhura ishin vetëm të grupmoshës 10 -19 vjeçare ( adoleshent ) . Pra gjithësej u analizuan 200 KSH gjatë një cikli .
Auditi u realizua në dy cikle, cikli i parë u realizua gjatë muajit Qershor 2015, ndërsa cikli i dytë gjatë muajit Nëntor 2015 .
Fillimisht të dhënat për secilën QMF u shënuan në një formular të përgatitur paraprakisht, mandej u grumbulluan, analizuan, komentuan dhe u paraqiten si rezultate në nivel të përgjithshëm të të gjitha QMF-ve të përfshira në auditim . Në rezultate u komentua niveli i plotësimit të rubrikave të domosdoshme për t'u plotësuar në KSH ( pavarësisht gjendejes së pacientit) dhe atyre të nevojshme për tu plotësuar (varësisht prej gjendjes se pacientit p.sh. nga numri i referimeve për hulumtime të nevojshme, analiza laboratorike, imazhet radiografike të kërkuara nga ana e mjekut, u shikua edhe për evidentimin e këtyre rezultateve në kartelën shëndetësore)...
Nga ky auditim dolën këto përfundime :
Edhe pse mostra reprezentuese prej 20 kartelash shëndetësore është e vogël për të vlerësuar cilësinë e plotësimit të tyre për një QMF, të gjeturat e auditimit tregojnë se ka një dallim të dukshëm në mes QMF-re të ndryshme . Kështu duke ju referuar rezultateve qendra me cilësinë më të mirë të plotësimit të kartelës shëndetësore është QMF 10-Prishtinë ( 69%) gjatë ciklit të parë dhe QMF Besi (70 %) gjatë ciklit të dytë .
Bazuar në të gjeturat e përgjithshme të analizimit të cilësisë së plotësimit të Kartelës Shëndetësore të adoleshentit konsiderojmë se cilësia e plotësimit të sajë është larg prej standardeve të parapara ( 44% gjatë ciklit të parë dhe 44.3% gjatë ciklit të dytë )
Një kartelë shëndetësore e tillë nuk mund të jetë funksionale : nuk lejon vlerësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në mënyrë efektive, nuk lejon komunikimin efektiv në mes të gjithë punëtorëve shëndetësor, nuk mundëson transferim adekuat të informatave në mes njësive brenda institucionit si dhe nuk siguron vazhdimsinë e kujdesit shëndetësor
Dizajni i kartelës shëndetësore ka mangësi sidomos në mungesën e disa rubrikave të nevojshme ose në madhësinë/ hapsirën e tyre
Në disa qendra infrastruktura nuk i përmbushë kushtet optimale për ruajtjen/arkivimin e e kartelave shëndetësore
Ndërsa masat e propozuara nga ekipa audituese janë :
Prezantimi dhe diskutimi i rezultateve te auditit ne nje takim te perbashket me menaxhmentin e QKMF-ve te komunave te perfshira ne auditim
Puna me Kartela Shëndetësore të jetë një indikator i domosdoshëm i performancës së mjekëve për të cilën do të shpërbleheshin mjekët,
Të rritet përdorimi dhe funksionaliteti i Kartelave Shëndetësore,
Të ngritët cilësia e shërbimeve shëndetësore të ofruara ( profesionalizmi) në të gjitha dimensionet në përputhje me standardet e cilësisë në mënyrë që të rritet besimi i pacientëve,
Të punohet në ngritjen e edukimit shëndetësor të popullatës sidomos për vetëdijesimin e pacientëve për rëndësinë e mjekut të përhershëm familjar, Kartelës Shëndetësore .
Vendosja e zonimit të mirëfillt si dhe respektimi të zonimit,
Të kërkohet nga pacientët/ banorët që të përcaktohen për mjekun e tyre familjar i cili do tju hapë edhe kartelat shëndetësore
Të shqyrtohet mundësia e fillimit të listimit të pacientëve,
Të shqyrtohet mundësia e intervenimit në infrastrukturë në dobi të përmirësimit të punës me kartela shëndetësore (kartoteka, kasetat),
Të bëhet monitorimi i furnizimit, organizimit të punës me KSh dhe mirëmbajtjes së KSh nga ana e menaxhmentit të QMF-ve,
Aty ku është nevojshme të mbahen trajnime të personelit për përdorimin e Kartelave Shëndetësore,
Të adresohet nevoja e ridizajnimit të një Kartele Shëndetësore mëfunksionale. me theks te veçantë të shtohet një rubrikë e veçantë për promovim të shëndetit reproduktiv, rubrikë e veçantë për rezultatet e e testeve, hulumtimeve diagnostike dhe raporteve kthyese nga konsulta,
Zgjidhje shumë efikase për cilësi të dokumentimit të shërbimeve shëndetësore dhe organizim të punës do të ishte kartela shëndetësore elektronike
Të bëhet implementimi i sitemit të sigurimeve shëndetësore i cili do të kushtzonte përveç tjerash edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore
03/12/2015
Dr Florie Hyseni - Morina specialiste e Mjekësisë familjare
Dr Florina Ushaku-Grezda specialiste e Mjekësisë familjare
Dr Sabahat Lleshi specialiste e Mjekësisë familjare
Raporti i auditimit 2