QKMF - KOMITETI PER NGRITJE TE CILESISE SE SHERBIMEVE SHENDETESORE AUDITIMI MBI TRENDIN E HAPJES SE KARTELAVE SHNDETESORE
Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë në sistemin shëndetësor është sfidë për shumë vende e posaçërisht për ato që kanë kaluar apo janë duke kaluar një periudhë të vështirë tranzicioni nga një sistem ku cilësia as nuk njihej, as nuk matej, dhe rrjedhimisht as nuk përmirësohej, në sistemin ku ofrimi i shërbimeve shëndetësore është më ndryshe.
Në vazhdimsinë e aktiviteteve për përmirësimine e cilësisë së shërbimeve shëndetësore duke e ditur se Kartela Shëndetësore është një nga standardet e domosdoshme të cilësisë së shërbimeve shëndetësore të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë kemi realizuar pesë cikle të auditit për KSH. Në ciklin e parë, tretë dhe katërt dhe pestë e kemi analizuar vetëm aspektin kuantitativ të Kartelave Shëndetësore për secilin mjek familjar në të gjitha QMF-ët e komunës së Prishtinës ndërsa në ciklin e dytë e kemi analizuar edhe cilësinë e tyre .
Secili banor duhet të ketë Kartelën Shëndetësore si dokument shëndetësor bazë.Kartela Shëndetësore e plotësuar në mënyrë të mirëfilltë është një dokument burimor që lejon vlerësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, komunikimin efektiv në mes të gjithë punëtorëve shëndetësor, transferim adekuat të informatave në mes njësive brenda institucionit si dhe vazhdimsinë e kujdesit shëndetësor. Ndryshe prej kësaj një Kartelë Shëndetësore e dokumentuar në mënyrë joadekuate mund të maskoj kujdesin joadekuat mjekesore.
AUDIT ANALIZIMI I NUMRIT TËPËRGJITHSHËM DHE TRENDIT TËHAPJES SËKARTELAVE SHËNDETËSORE NËQENDRAT E MJEKËSISËFAMILJARE TËKOMUNËS SËPRISHTINËS