MENAXHIMI I AKNEVE VULGARE
Me date 13 dhjetor 2023 në ambietet e QKMF Prishtinë, në kuadër të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional, Dr. Rushit Ismajli, specialist i mjekësisë familjare mbajti ligjërata “Menaxhimi i Akneve Vulgare – Prezantime rastesh”. Morën pjesë gjithësejt 46 profesionistë shëndetësorë: specialistë të mjekësisë familjare dhe të lëmive të tjera. Janë prezantuar dy raste të trajtimit me Isotretinoin. Kanë qenë vetë infermieret: Lisjeta Emini dhe Leunorë Makolli që kanë folur për përvojat e tyre gjatë trajtimit me Isotretinoin, vështirësitë që kanë pasur në menaxhimin e simptomeve anësore, si tharje e lëkurës dhe të gojës, ndryshim të humorit. Për fat të mire, asnjëherë nuk kanë pasur me ndyshime të funksionit të mëlçisë, ashtu që vlerat e ALT, AST dhe bilirubinave kanë qenë gjithmonë në normë gjatë tërë kursit të trajtimit. Por, në fund të 6 muajve të trajtimit me Isotretionin, rezultati ka qenë spektakular: as edhe një akne në fytyre, as edhe një shenjë të vetme të ndonë vërrage në lëkurë. Kjo I ka bërë që të ndjehen mire dhe të rifitojnë konfidencën e lëkundur që kanë pasur për shkak të pamjes jo të këndshme që ka shkakuar prezenca e akneve në fytyrë. Dr. Rushiti, si përmbledhje të prezantimit, ka rekomanduar që për vajzat dhe djemtë që vuajnë nga format e rënda të Akneve Vulgare, të merret në kosiderim terapia me Isotretinoin, por që gjithmonë t’i rrihet afër pacientit që t’i ndihmojë në menaxhimin e efekteve anësore që shkakton kjo terapi. Në fund ka pasur ka pasur diskutime të shumta për dozimin, rritjen dhe zvogëlimin e dozes, vizitat kontrolluese dhe se cilët pacientë janë kandidatë për t’u mjekuar në Mjekësinë Familjare dhe kur duhet ndonjë rast te referohet në Kujdesin Sekondar.