JAVA EVROPIANE E PREVENTIMIT TË KANCERIT TË QAFËS SË MITRËS
Kanceri i qafës së mitrës paraqet problem serioz shëndetësor. Çdo vit në Evrope zbulohen përafërsisht 60.000 raste të kësaj sëmundje.
Ajo çka është shqetësuese është se sëmundja shfaqet ne moshë të re dhe paraqet kancerin e dytë më të shpeshtë tek femrat e moshës 15 44 vjeçe.
Është me rendësi të dihet se pothuajse çdo rast i kancerit te qafës se mitrës mund të parandalohet duke iu nënshtruar skrining testeve. Programet mirë të organizuara të skriningut mund të parandalojnë deri në 80% të rasteve të kancerit të qafës së mitrës. Sot ekzistojnë edhe vaksina kundër infeksioneve të shkaktuara nga human papiloma viruset (HPV ) i cili është përgjegjës kryesor për paraqitjen e kancerit të mitrës.
19 25 Janar shënohet Java Evropiane e Preventivës të Kancerit të Qafës së Mitrës , me qëllim të ngritjës se vetëdijes dhe informimit më të mirë për kancerin e qafës së mitrës dhe parandalimit të saj. Gjatë kësaj jave në shumicën e vendeve evropiane mbahen aktivitete të ndryshme me qëllimin e përbashkët që të promovojnë rëndësin e zvogëlimit të paraqitjës së sëmundjes dhe vdekshmërinë nga kjo sëmundje.
Komiteti për promovim të shëndetit ne kuadër të QKMF në vazhdën e aktivitetit të tyre ketë javë ua ka dedikuar grave te zonave periferike të Komunës së Prishtinës, duke organizuar takime në Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatin Shkabaj dhe Hajvali dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare.
Në këto takime me biseda interaktive në mes të grave dhe personelit shëndetësore janë dhëne informata dhe janë sensibilizuar gratë për rëndësin e kujdesit për shëndetin e tyre , duke ua sqaruar domosdoshmërinë e nënshtrimit të skrining testeve dhe dobishmëri që kanë ato për mbrojtje nga kanceri i qafës se mitrës, sqarimit të mbrojtjës nga faktorët e rrezikut dhe shumë tema të ndërlidhura me shëndetin reproduktiv.
Profesionistët shëndetësore të QKMF gjatë kësaj jave kanë organizuar takime edhe në organizata punuese ku dominon gjinia femërore, çerdhet e kryeqytetit dhe ketë javë do vizitohen edhe dy prej bankave që operojnë në kryeqytet.