DITA BOTËRORE E HIPERTENSIONIT

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Hipertensionit, profesionistët e KPSH-së organizuan aktivitete edukativo-shëndetësore për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës mbi Hipertensionin dhe rëndësinë e kontrollit të shtypjes apo presionit të gjakut.
Aktivitetet u organizuan në Qendrat Kulturore Sociale për të Moshuarit, në lagjen Tophane dhe në lagjen Aktash, ku i pranishëm ka qenë edhe Drejtori i DSH-së i kryeqytetit Dr.Izet Sadiku.
Një numri të madhë të qytetarëve që i vizitojnë këto qendra iu bë matja e tensionit të gjakut, parametrave vital, ata u informuan për shërbimet shëndetësore që ofrohen në qendrat e KPSH-së, ofrimi i këshillave për jetë të shëndetshme si dhe gjatë aktivitetit u shpërndanë materiale edukativo-shëndetësore.
Hipertensioni po të mos diagnostikohet dhe mbahet nën kontrollë mund të shkaktojë komplikime të shumta, si sulm në tru, sulm në zemër, dështim të funksionit të veshkave, dëmtim të syve, pamjaftueshmëri të zemrës, prandaj kontrolli i Hipertensionit është thelbësor për të parandaluar komplikimet.
Që të gjithë duhet të njohin presionin e tyre të gjakut, andaj kujdesu për shëndetin tënd, kontrollohu te mjeku familjarë, mat tensionin e gjakut, ndjek këshillat e profesionistëve të kujdesit shëndetësor për përvetësim të një stili të shëndetshëm jetese që nënkupton një dietë të shëndetshme, aktiviteti fizik, mos pirja e duhanit dhe alkoolit që i duhen trupit për të qëndruar të shëndetshëm dhe në përmirësim të cilësis së jetesës.