20 TETORI DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR OSTEOPOROZËS
Këshilli organizativ i Asociacionit të Osteoporozës së Kosovës sot më 20 Tetor, shënon për të njëmbëdhjetën herë, ditën botërore të osteoporozës me moton:
“OSTEOPOROZA , SËMUNDJE E HESHTUR QË KËRCËNON”
Megjithatë, përhapja e sëmundjes virusale pandemike Covid-19, si kudo në botë edhe në Kosovë, pati ndikim në veprimtaritë e ndryshme ekonomike, arsimore, sociale e shëndetësore e që domosdoshmërisht kërkohej ndryshim i mënyrës së të vepruarit.
Prandaj, në rrethana të reja të situates epidemiologjke Shoqata u detyrua të ndryshojë mënyrën e të vepruarit duke përdorur mediumet e shkruara dhe elektronike me qellim që në vazhdimsi të informoj popullatën me sëmundjen e osteoporozëz.
Pra: Osteoporoza është sëmundje e eshtrave që ka marrë përmasa epidemie. Është pasojë E zvogëlimit të masës kockore për shkak të prishjes së ekuilibrit të mineraleve në organizmin e njeriut dhe Ò«rregullimeve hormonale sidomos te gratë në fazën e pasmenopauzës. Në këtë mënyrë eshtrat bëhen të brishtë dhe lehtë të thyeshëm.
Dhimbja, vuajtja dhe rrënimi i kualitetit të jetës te njerëzit, sidomos te personat që kanë pësuar thyerje të eshtrave janë fenomene afatgjate të shoqëruara me shkallë të ndryshme të invaliditetit.
Në botë nga osteoporoza vuajnë rreth 8 – 10% e populatës dhe miliona njerëz pësojnë ndonjë thyerje të eshtrave. Në Kosovë, sipas OBSH-s, nga osteoporoza vuajnë rreth 150 mijë persona. Pothuajse Ò«do e treta grua dhe Ò«do i teti mashkull, deri në fund të jetës do të përjetoj më së paku një thyerje osteoporotike të ndonjë ashti. Pas thyerjes së qafës së femurit rreth 25% e të sëmurëve vdesin gjatë vitit të parë si pasojë e komplikimeve direkte dhe indirekte.
Pasojat mjeksore dhe sociale nga thyerjet e eshtrave paraqesin problem serioz shëndetsor dhe familjar, sepse fjala është për njerëz të moshuar të cilët shpesh shoqerohen edhe me patologji të tjera, ku përveÒ« hargjimeve materiale për trajtim dhe shërim domosdoshmerisht kanë nevojë për mbikqyrje nga antarët e tjerë të familjes’ Pra, fatkeqesia idividuale bëhet edhe fatkeqesi familjare dhe shoqërore.
Sëmundja lehtë diagnostifikohet me ndihmën e ultrazërit të ashtit përkatësisht metodës radiologjike densitometrike.
Prandaj, për ta luftuar sa më me sukses këtë sëmundje është më se e nevojshme që në vazhdimësi të punohet në informimin dhe vetëdijësimin popullatës lidhur me sëmundjen, të ndërmirren masat parandaluese dhe të bëhet trajtimi modern i sëmundjes.
Dr. Dashurije Kryeziu
Kryetare e Asociacionit të osteoporozës së Kosovës