Obeziteti / Sëmundjet shoqëruese të Obezitetit mund t'ju marrin 8 vite të jetëgjatësisë

Rritja e peshës gjithashtu e  shkurton periudhën e jetës pa sëmundje kronike, të cilat  e ulin cilësinë e jetës suaj, thonë shkencëtarët.

Studiuesit kanadezë  raportuan se sëmundjet e zemrës dhe diabeti, që shpesh shoqërojnë obezitetin, mund t'ia marrin njeriut gati një dekadë të jetëgjatësisë  dhe afër dy dekada të një jete të shëndetshme.

" Pesha e tepërt e  trupit jo vetëm që  e shkurton jetëgjatësinë, por shkakton edhe një shkurtim edhe më të madh të viteve të shëndetshme të jetës" thotë studiuesi  dr. Steven Grover, profesor i mjekësisë në Universitetin McGill në Montreal.

"Përderisa humbja  e peshës apo ushtrimet e rregullta  nuk janëtë lehta  për shumë prej nesh, përfitimet janë të mëdha," thotë ai.

Grover tha:  Për shembull, një reduktim modest në peshë  (prej rreth 10 paund /4.5 kg) dhe pak aktivitet fizikditor, në kohëzgjatje prej 30 minutash, ka vertetuar se zvogëlon rrezikun  e zhvillimit të diabetit për më shumë se 60 %.

“Humbja e peshës dhe ushtrimet fizike  kanë një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e një sulmi në zemër ose goditje në tru " thotë ai.

"Duke  vlerësuar ndikimin e peshës së tepërt që ka në jetëgjatësinë tonë dhe në vitet e jetës së shëndetshme, ne shpresojmë se më këtë hulumtim, profesionistëve  shëndetësorë do t'u ofrojmë një mënyrë të re diagnostikuese, në mënyrë që t'i motivojnë disa individë që të ndryshojnë stilin e  jetës së tyre" shtoi Grover .

Raporti është publikuar më 5 dhjetor 2014, në edicionin online të The Lancet Diabetes & Endocrinology .

Edward Gregg  tha " te njerëzit obez , dhe veçanërisht  te ata  shumë obez, është treguar  një shkallë e lartë e rritjes së të sëmurit me diabet, dhe kjo do të thotë se personat mesatarë obez  do të kalojnë një pjesë shumë të madhe të jetës së tyre me diabet dhe me sëmundje  të tjera kronike."

Në të njëjtën kohë, ka disa lajme të mira, " Është bërë një përparim në drejtim të reduktimit të vdekjeve  nga  sëmundjet  e  zemrës, dhe se ka dëshmi se ndryshimet në stilin e  jetës dhe kujdesi i rregullt parandalues për sëmundjet kronike, mund të zvogëlojnë të sëmurit nga diabeti, sëmundjet e  zemrës dhe komplikimet shoqëruese," tha Gregg.

Hulumtuesit  analizuan lidhshmërinë e mbipeshës dhe  obezitetit, shkurtimin e  jetëgjatësisë dhe humbjen e viteve të një jete të shëndetshme në mesin e të rriturrve  të grupmaoshave 20 -79 vjeç.

Hulumtuesit i krahasuan njerëzit e përfshirë në hulumtim  me individët me peshë normale.

•    Ekipi i  Groverit vlerësoi  se njerëzit me mbipeshë mund të humbasin në mes të 0 dhe 3 vite të jetëgjatësisë, në varësi të moshës dhe gjinisë.
•    Ndër njerëzit obez, hulumtuesit  gjetën se jetëgjatësia u shkurtua nga 1 deri në 6 vjet,ndërsa te ata shumë obez, jetëgjatësia u shkurtua për më shumë  se 8 vjet.
•    Efekti negativ i të qenit mbipeshë apo obez në jetëgjatësi, ishte më i madh në mesin e njerëzve të rinj dhe ky efekt zvogëlohet  në raport me  moshën.
•    Te njerëzit me mbipeshë apo obez, paraqitja e sëmundjeve të zemrës ose diabetit është e parakohshme(zvogëlohen vitet e jetës së shëndetshme).
•    Për burrat dhe gratë shumë obez, në të 20-at e tyre, vitet e tyre që të jetojnë të lirë nga diabeti apo sëmundjet e zemrës, janë shkurtuar për  rreth 19 vjet, raportuan studiuesit.

Dr. David Katz, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Parandaluese të Universitetit Yale, thotë se obeziteti  është i njohur për rritjen e  rrezikut për të gjitha sëmundjet madhore  kronike, e në veçanti sëmundjeve të zemrës, diabetit, kancerit dhe sëmundjeve të tjera.

Burimi
Nga  Steven Reinberg
HealthDay Reporter
4 dhjetor 2014 (HealthDay News)
 

Orari

QKMFRr."Fehmi Agani" Nr. 20 - QendraNdrrimi i natës19:00 - 07:00Mjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 20:00SISH07:00 - 15:00QMG07:00 - 15:00Shërbimi Pediatrik07:00 - 15:00Shërbimi Specialistik07:00 - 15:00DSM07:00 - 13:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Laboratori07:00 - 20:00
QMF - 1Rr. "Ilir Konushefci" Nr. 24Mjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30 Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Gjinekologjia07:00 - 15:00Shërbimi Dermatlogjik07:00 - 15:00
QMF - 2Rr. ”Vëllezërit Fazliu Nr. 833 - Kodra e TrimaveMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - 3Rr."Xheladin Kurbaliu" Nr. 20 - TaslixheMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00
QMF - 4Rr. "Myrvete Maksutaj" Nr. 15 - MedreseMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00 Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Ndrrimi i natës19:00 - 07:00
QMF - 5Rr. "Bulevardi I Dëshmorëve" Nr. 19- DardaniaMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Shërbimi i Gjinekologjisë07:00 - 15:00Ndrrimi i natës19:00 - 07:00
QMF - 6Rr. "Hyzri Talla" Nr. 89- Kodra e DiellitMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Gjinekologjisë07:00 - 15:00
QMF - 7Rr. Agim Qela - Lagjja KalabrijaMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30 Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - 8Rr. "Metush Krasniqi" Nr. 56, ArbëriMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - 9Rr. "Xhavit Ahmeti", Nr. 229 - Lagjja e VneshtaveMjekësia Familjare07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00
QMF - 10Rr. "1 Tetori" Nr. 34 - Lagjja VelanisëMjekësia Familjare07:00 - 15:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 15:00Shërbimi i vaksinimit07:00 - 15:00
QMF - 11Rr. "Abdyl Frashëri" Nr. 10 - Lagjia e MuhaxhereveMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi kronik07:00 - 19:00
QMF - HajvaliRr. ”Brigada” Nr.153 - HajvaliMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - MATI-1Rr. "Nezir Mujaj" Pa numer - Lagjja e SpitalitMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - BesiRr.”2 Prilli” - BesiMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF – MATIQANRr. ”Struga” Nr.109 - MatiqanMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - VETERNIKRr.” Nekibe Kelmendi” - VETERNIKMjekësia Familjare07:00 - 15:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 15:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 15:00Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 15:00

Lokacioni