Cila është masa e nevojshme e aktivitetit fizik për fëmijë/adoleshntë?

Ndoshta juve mund të ju duket  shumë, por mos u brengosni. Është shumë e mundshme që fëmija juaj tashmë i plotëson rekomandimet për masën e aktivitetit fizik dhe, nëse jo, në tekstin në vazhdim ju mund të gjeni metoda të thjeshta dhe argëtim, për të siguruar që fëmija juaj të plotësojë rekomandimet. Inkurajoni fëmijën tuaj për të marrë pjesë në aktivitete që janë të përshtatshme për moshën e tij, që janë argëtuese dhe të llojllojshme. Çfarë është e rëndësishme, është për të përcaktuar nëse fëmija juaj po merr pjesë në tri lloje të aktivitetit fizik:

1.Aktiviteti aerobik
Aktiviteti aerobik duhet të zë pjesën më të madhe të  aktivitetit fizik ditor. Kjo mund të nënkuptojë një lloj aktiviteti aerobik me intensitet mesatar, si ecje e shpejtë ose aktivitet me intensitet më të lartë, si vrapimi. Gjithësesi përfshini aktivitetin intensiv aerobik, të paktën tri herë në javë.

2. Forcimi i muskujve
Aktivitetet që forcojnë muskujt, të tilla si gjimnastikë dhe ushtrime të tilla si  barkoret, duhet të përfshihen të paktën tri herë në javë, si pjesë e gjashtëdhjetëminutëshit ditor të ushtrimeve për fëmijën tuaj.

3. Forcimi i kockave
Mundohuni që edhe aktivitetet që forcojnë sistemin skeletor, të tilla si kërcimi në litar ose vrapimi, të përfshihen  të paktën tri herë në javë, si pjesë e gjashtëdhjetëminutëshit ditorë të ushtrimeve për fëmijën tuaj.
 

Si mund të përcaktojë, nëse aktivitetet e fëmijës tim janë të intensitetit të mesëm ose të lartë?


Ka dy mënyra përmes  të cilave ju mund të përcaktoni se një aktivitet është një stërvitje me intensitet të mesëm apo të lartë për fëmijën tuaj:

1. Si rregull, në një shkallëzim nga 0 në 10, ku 0 përfaqëson pozitën ulur të fëmijës, vlerësimi 10 paraqet aktivitetin me intensitetin më të lartë, ndërsa aktiviteti me intensitet të mesëm vlerësohet me 5 ose 6. Kur një fëmijë merr pjesë në aktivitetet e intensitetit të mesëm, zemra e tij rrah pak më shpejt se zakonisht, dhe frymëmarrja përshpejton. Aktiviteti me  intensitet më të lartë është në një nivel të 7- it ose 8- it. Kur një fëmijë është i përfshirë në një veprimtari të tillë, zemra e tij rrah shumë më shpejt dhe frymëmarrja bëhet shumë më intensive se zakonisht.

2. Një tjetër mënyrë për të vlerësuar intensitetin e aktivitetit fizik të fëmijës suaj, është të analizoni veprimtarinë në të cilën fëmija juaj merr pjesë dhe ta krahasoni atë me veprimtarinë e një fëmije mesatar. Çfarë përpjekje i nevojitet  fëmijës mesatar për ta kryer këtë aktivitet? Për shembull, ecja e fëmijës tuaj në shkollë çdo mëngjes është aktivitet i intensitet të mesëm, megjithatë, vrapimi dhe ndjekja me fëmijët e tjerë gjatë pushimit në shkollë është aktiviteti i intensitetit më të madh.


Çfarë nënkuptohet me aktivitete të përshtatshme për moshën?

Disa forma të aktivitetit fizik janë më të përshtatshme për fëmijët më të vegjël, e disa për adoleshentë. Për shembull, fëmijët zakonisht nuk kanë nevojë për ndonjë program formal për të forcuar muskujt, si ngritje peshe. Fëmijët më të vegjël zakonisht forcojnë muskujt gjatë gjimnastikës, lojërave në fushat e lojës ose ngjitjes në pemë.
Si të rritet dhe të bëhet adoleshent, ai mund të fillojë me programe të strukturuara, stërvitje peshëngritje. Për shembull, adoleshentët mund të jenë të përfshirë në këto lloje të programeve të stërvitjes, së bashku me trajnimet e futbollit apo basketbollit.
 
 

Çfarë mund të bëni që fëmija juaj të bëhet dhe të vazhdojë të mbetet aktiv?


Si prind, ju mund t'i ndihmoni fëmijës suaj në formimin e qëndrimeve dhe sjelljes, kur është fjala për aktivitet fizik, dhe njohja e këtyre udhëzimeve paraqet një fillim të madh në këtë drejtim. Gjatë gjithë jetës, inkurajo fëmijën që të jetë aktiv të paktën një orë në ditë përmes aktiviteteve, duke filluar prej aktiviteteve joformale, lojërave aktive deri te sportet e organizuara. Disa nga mënyrat për të arritur këtë, janë si vijon:

  • Bëhuni një shembull pozitiv i fëmijës suaj për jetë aktive;
  • Disa aktivitete fiziktetë bëhen pjesë e përditshmërisë për  familjen tuaj, p.sh. të shkoni për një shëtitje së bashku ose të merrni pjesë në lojëra aktive;
  • Sigurojini fëmijës pajisje që e inkurajon aktivitetin fizik;
  • Merrni fëmijët në vende ku ata mund të lëvizin lirshëm, si parqe, fusha të lojës apo fusha basketbolli;
  • Merrni qëndrim pozitiv kur bëhet fjalë për aktivitet fizik, në të cilën fëmija juaj merr pjesë, dhe  inkurajo atë për interesim edhe për aktivitetet e reja;
  • Kujdesu që aktiviteti fizik të jetë edhe  argëtues. Aktivitetet e tilla mund të kenë një strukturë ose të jetë joformale, por është e rëndësishme që fëmija edhe të argëtohet gjatë këtyre aktiviteteve. Disa nga këto aktivitete mund të jenë sporte ekipore ose individuale, apo aktivitete rekreative, të tilla si ecje, vrapim, patinazh, çiklizëm, not ose lojëra të lira.
  • Në vend të shikimit të TV-së pas dreke, inkurajoni fëmijët tuaj për të gjetur aktivitete interesante, që mund të jenë të argëtuese qoftë me miqtë ose me  familjen, të tilla si ecje, lojë ose çiklizëm.
  • Kushtoni vëmendje sigurisë. Të përdoren gjithnjë sisteme mbrojtëse, të tilla si helmeta, mburoja për duar dhe gjunjë, siguroni  që aktiviteti të jetë i përshtatshëm për moshën e fëmijës.


Burimi: Centers for Disease Control and Prevention, Qershor  2009,
 

Orari

QKMFRr."Fehmi Agani" Nr. 20 - QendraNdrrimi i natës19:00 - 07:00Mjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 20:00SISH07:00 - 15:00QMG07:00 - 15:00Shërbimi Pediatrik07:00 - 15:00Shërbimi Specialistik07:00 - 15:00DSM07:00 - 13:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Laboratori07:00 - 20:00
QMF - 1Rr. "Ilir Konushefci" Nr. 24Mjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30 Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Gjinekologjia07:00 - 15:00Shërbimi Dermatlogjik07:00 - 15:00
QMF - 2Rr. ”Vëllezërit Fazliu Nr. 833 - Kodra e TrimaveMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - 3Rr."Xheladin Kurbaliu" Nr. 20 - TaslixheMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00
QMF - 4Rr. "Myrvete Maksutaj" Nr. 15 - MedreseMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00 Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Ndrrimi i natës19:00 - 07:00
QMF - 5Rr. "Bulevardi I Dëshmorëve" Nr. 19- DardaniaMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Shërbimi i Gjinekologjisë07:00 - 15:00Ndrrimi i natës19:00 - 07:00
QMF - 6Rr. "Hyzri Talla" Nr. 89- Kodra e DiellitMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Gjinekologjisë07:00 - 15:00
QMF - 7Rr. Agim Qela - Lagjja KalabrijaMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30 Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - 8Rr. "Metush Krasniqi" Nr. 56, ArbëriMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - 9Rr. "Xhavit Ahmeti", Nr. 229 - Lagjja e VneshtaveMjekësia Familjare07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00
QMF - 10Rr. "1 Tetori" Nr. 34 - Lagjja VelanisëMjekësia Familjare07:00 - 15:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 15:00Shërbimi i vaksinimit07:00 - 15:00
QMF - 11Rr. "Abdyl Frashëri" Nr. 10 - Lagjia e MuhaxhereveMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi kronik07:00 - 19:00
QMF - HajvaliRr. ”Brigada” Nr.153 - HajvaliMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - MATI-1Rr. "Nezir Mujaj" Pa numer - Lagjja e SpitalitMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - BesiRr.”2 Prilli” - BesiMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF – MATIQANRr. ”Struga” Nr.109 - MatiqanMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - VETERNIKRr.” Nekibe Kelmendi” - VETERNIKMjekësia Familjare07:00 - 15:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 15:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 15:00Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 15:00

Lokacioni