RAPORTIMI DHE DISKUTIMI I CIKLIT TË DYTË TË VIZITAVE MONITORUESE TË STANDARDEVE BAZIKE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR NË QENDRAT E MJEKËSISË FAMILJARE TË KOMUNËS SË PRISHTINËS

Më -02/10/2015 në takimin e Këshillit Profesional të QKMF dhe Drejtorit të Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Dr Arben Vitia u bë prezantimi dhe diskutimi i rezultateve të vizitave monitoruese të realizuara nga Komiteti për Sigurimin e Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore .

Në kuadër të aktiviteteve të këtij komiteti në QKMF bëjnë pjesë edhe vizitat vlerësuese të standardeve të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare . Objektivi i këtyre vizitave është kontrollimi dhe vlerësimi i nivelit të përmbushjes së standardeve bazike të kujdesit shëndetësor të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë .

Qëllimi i vizitave monitoruese nga komiteti për sigurimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore është identifikimi i problemeve, mangësive dhe dallimeve në cilësinë e shërbimeve shëndetësore me qëllim të planifikimit, organizimit dhe kryerjes së aktiviteteve për përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në të gjitha QMF-të e komunës së Prishtinës .

Ekipa e përbërë nga Dr. Florie Hyseni - Kordinatore e Cilësisë, Dr Lumturie Kërliu dhe Nexhmije Beshiri Inf. gjatë periudhës kohore Qershor – Korrik ka vizituar secilën QMF të Komunës Prishtinës . Gjatë këtyre vizitave kontrollimi dhe vlerësimi standardeve bazike të kujdesit shëndetësor është realizuar me anë të metodës së observimit, mbledhjes së fakteve dhe intervistimit duke ju referuar listës kontrolluse të standardeve të cilësisë së shërbimeve shëndetësore . Gjatë prezantimit u krahasuan edhe te arriturat në permbushjen e këtyre standardeve gjate periudhes kohore ne mes te te dy cilkleve te vizitave monitoruese Dhjetor 2014 - Korrik 2015 .

Për secilën QMF të vizituar është përgatitur një raport i vizitës i cili përfshinë konstatimet dhe rekomandimet e dala nga vizita dhe do t'i dorëzohet menaxherit të QMF-së dhe menaxhmentit të QKMF-së . Ndërsa rezultatet e përgjithëshme janë përgatitur, prezantuar dhe diskutuar me një raport të përbashkët në takimin e Këshillit Profesional të QKMF-së dhe Drejtorit të DKSHMS-së .

Raport i vizitave monitoruese për kontrollimin dhe vlerësimin e standardeve bazike të kujdesit shëndetësor në Qendrat e Mjekësisë Familjare të komunës së Prishtinës

Orari

QKMFRr."Fehmi Agani" Nr. 20 - QendraNdrrimi i natës19:00 - 07:00Mjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 20:00SISH07:00 - 15:00QMG07:00 - 15:00Shërbimi Pediatrik07:00 - 15:00Shërbimi Specialistik07:00 - 15:00DSM07:00 - 13:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Laboratori07:00 - 20:00
QMF - 1Rr. "Ilir Konushefci" Nr. 24Mjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30 Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Gjinekologjia07:00 - 15:00Shërbimi Dermatlogjik07:00 - 15:00
QMF - 2Rr. ”Vëllezërit Fazliu Nr. 833 - Kodra e TrimaveMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - 3Rr."Xheladin Kurbaliu" Nr. 20 - TaslixheMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00
QMF - 4Rr. "Myrvete Maksutaj" Nr. 15 - MedreseMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00 Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Ndrrimi i natës19:00 - 07:00
QMF - 5Rr. "Bulevardi I Dëshmorëve" Nr. 19- DardaniaMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Shërbimi i Gjinekologjisë07:00 - 15:00Ndrrimi i natës19:00 - 07:00
QMF - 6Rr. "Hyzri Talla" Nr. 89- Kodra e DiellitMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Gjinekologjisë07:00 - 15:00
QMF - 7Rr. Agim Qela - Lagjja KalabrijaMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30 Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - 8Rr. "Metush Krasniqi" Nr. 56, ArbëriMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - 9Rr. "Xhavit Ahmeti", Nr. 229 - Lagjja e VneshtaveMjekësia Familjare07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00
QMF - 10Rr. "1 Tetori" Nr. 34 - Lagjja VelanisëMjekësia Familjare07:00 - 15:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 15:00Shërbimi i vaksinimit07:00 - 15:00
QMF - 11Rr. "Abdyl Frashëri" Nr. 10 - Lagjia e MuhaxhereveMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi kronik07:00 - 19:00
QMF - HajvaliRr. ”Brigada” Nr.153 - HajvaliMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - MATI-1Rr. "Nezir Mujaj" Pa numer - Lagjja e SpitalitMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - BesiRr.”2 Prilli” - BesiMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF – MATIQANRr. ”Struga” Nr.109 - MatiqanMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - VETERNIKRr.” Nekibe Kelmendi” - VETERNIKMjekësia Familjare07:00 - 15:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 15:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 15:00Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 15:00

Lokacioni