Vizitat sistematike ne shkollat e kryeqytetit 2014

Gjatë shkollimit të rregullt si masë parandaluese për mbrojtjen shëndetësore të fëmijëve, punëtorët shëndetësor kryejnë edhe vizita sistematike.

Pasi që në shkolla fillore nuk  ofrohen shërbimet shëndetësore nga ana e personelit shëndetësor  dhe pamundësohet përcjellja e vazhdueshme e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve, Drejtoria Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Prishtinë në bashkëpunim me stafin udhëheqës të Qendrave të Mjekësisë Familjare morri iniciativën për organizimin e vizitave sistematike të nxënësve të SHF në Komunën e Prishtinës, ku do të bëhet vlerësimi i gjendjes shëndetësore të nxënësve identifikimi i deformiteteve, anomalive apo sëmundjeve specifike për moshën dhe ndërmarrjen e masave për parandalim dhe korrigjimin e tyre.

Objektivi

Nga këto vizita sistematike do të krijohet një pasqyrë për gjendjen shëndetësore të nxënësve, do të identifikohen problemet më të shpeshta shëndetësore apo ngecjet në zhvillimin fizik dhe psikik të tyre. Po ashtu do të krijohet një bazë e të dhënave për ndërmarrjen e masave për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të tyre.

Qëllimi

  • Vlerësimi i rritjes dhe zhvillimit psiko-fizik të fëmijëve të grupmoshave të klasave të para (I) dhe klasave të pesta (V) të shkollave fillore në Komunës e Prishtinës.
  • Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, anomalive dhe çrregullimeve eventuale të fëmijëve këtyre grupmoshave.
  • Krijimi i një pasqyre të të dhënave nga rezultatet e vizitave sistematike me qëllim të ndërmarrjes së masave.
  • Ndërmarrja e masave preventive për korrigjimin e anomalive, gjendjeve dhe trajtimin e sëmundjeve.


Parametrat e vlerësuara

Është vlerësuar zhvillimi i përgjithshëm psiko-fizik i fëmijëve (18 parametra) si dhe shëndeti oral (5 parametra).
1.    Matja e peshës trupore dhe gjatësisë (vlerësim standard sipas diagramit).
2.    Kontrolli i të parit sipas tabelës (Snellen).
3.    Të dëgjuarit.
4.    Kontrolli detal klinik I lëkurës, kokës, hundës, gojës, dhëmbëve, gjëndrës tiroide, zemra, mushkëritë, barku, ekstremitetet, boshti kurrizor, gjoksi.
5.    Zhvillimi psiko-motorik dhe pjekuria sociale dhe emotive, përshtatja e nxënësve në proceset mësimore.

Planifikimi i realizimit të vizitave sistematike

Për zhvillimin e këtij aktiviteti, së pari është formuar grupi punues, në përbërje të: Drejtorit të QKMF-së, Koordinatorit, Përgjegjësit të sektorit të Mjekësisë Familjare, Përgjegjësit të sektorit të Shëndetit Oral, Kryeinfermieres të QKMF-së dhe Përgjegjësit për Logjistikë.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Drejtorinë Komunale për Arsim dhe Drejtoritë e Shkollave Fillore.

Plani i punës dhe orari i këtij aktiviteti është hartuar në bazë të numrit të Shkollave dhe numrit të nxënësve. Nga të dhënat e grumbulluara nga shkolla fillore  numri i i nxënësve në këtë vit shkollor ka qenë 7097 (të klasave  I dhe V).

Për realizimin e këtij aktiviteti u planifikua formimi i 15 ekipeve implementuese. Sipas planit të përpiluar për kryerjen e vizitave sistematike të këtyre grupmoshave u caktua koha e fillimit 10.05.2014 në 15 Shkollës Fillore të Komunës së Prishtinës. Vizitat sistematike janë realizuar sipas planit dhe kanë përfunduar me 09.06.2014 në 51 Shkolla Fillore dhe me paralele të ndara.

Aktivitetet

Për realizimin e këtij aktiviteti, Drejtori i DKSHMS bashkë me koordinatorët e këtij projekti realizuan takim të përbashkët me Drejtorin e Drejtorisë për Arsim dhe Drejtorët e SH. F të Komunës së Prishtinës, ku u njoftuan me projektin si dhe unanimisht të gjithë e përkrahën këtë projekt, duke ofruar bashkëpunim e nevojshëm për realizimin e tij.

Drejtori i DKSHMS, Drejtori i QKMF me stafin udhëheqës mbajtën takim pune me të gjithë udhëheqësit (shefat dhe motrat përgjegjëse) ku u njoftuan me zhvillimin e këtij projekti si dhe morën udhëzimet e nevojshme për këtë aktivitet.

Menaxheret e projektit me stafin udhëheqës të QKMF organizuan disa takime konsultative me udhëheqësit e njësive për formën dhe mënyrën e implementimit të vizitave sistematike.

Menaxherët e projektit pas formimit të ekipeve implementuese realizuan një takim pune dhe dhanë instruksionet në detale për ecurinë e punëve gjatë vizitave sistematike (plotësimin e kartelës shëndetësore, plotësimi e formularëve për raportim dhe njohja me mjetet e punës).

Menaxherët e projektit me udhëheqësit e QKMF mbajtën mbledhjen përfundimtare me ekipet implementuese dhe përgjegjësit e njësive ku morën orarin e punës si dhe u furnizuan me material dhe pajisje të nevojshme për punë.

Materiali dhe mjetet e punës

Drejtoria për Shëndetësi dhe Drejtoria e QKMF duke u bazuar në planin e hartuar bëri furnizimin e nevojshëm të pajisjeve mjekësore, materialit administrativ dhe mjeteve tjera harxhuese sipas nevojës për ekipin e  Mjekut  Familjar dhe ekipin e Stomatologut , siguruan të gjithë materialin e nevojshëm. Ky material me kohë u nda nëpër ekipe.

Ekipet implementuese

Ekipet për implementimin e këtij aktiviteti mbajtën takim pune dhe u njoftuan me metodologjinë dhe procedurat vlerësuese. Në këtë aktivitet ishin gjithsej 15 ekipe. Secila ekipe përbëhej nga:

  • Një  mjek familjar
  • Dy infermiere të mjekësisë familjare
  • Stomatologe dhe asistente


Paraqitja grafike e të dhënave

Raport pune - Vizitat sistematike të nxënësve të shkollave fillore, klasa I dhe V, në Komunën e Prishtinës



Orari

QKMFRr."Fehmi Agani" Nr. 20 - QendraNdrrimi i natës19:00 - 07:00Mjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 20:00SISH07:00 - 15:00QMG07:00 - 15:00Shërbimi Pediatrik07:00 - 15:00Shërbimi Specialistik07:00 - 15:00DSM07:00 - 13:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Laboratori07:00 - 20:00
QMF - 1Rr. "Ilir Konushefci" Nr. 24Mjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30 Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Gjinekologjia07:00 - 15:00Shërbimi Dermatlogjik07:00 - 15:00
QMF - 2Rr. ”Vëllezërit Fazliu Nr. 833 - Kodra e TrimaveMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - 3Rr."Xheladin Kurbaliu" Nr. 20 - TaslixheMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00
QMF - 4Rr. "Myrvete Maksutaj" Nr. 15 - MedreseMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00 Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Ndrrimi i natës19:00 - 07:00
QMF - 5Rr. "Bulevardi I Dëshmorëve" Nr. 19- DardaniaMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Shërbimi i Gjinekologjisë07:00 - 15:00Ndrrimi i natës19:00 - 07:00
QMF - 6Rr. "Hyzri Talla" Nr. 89- Kodra e DiellitMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Gjinekologjisë07:00 - 15:00
QMF - 7Rr. Agim Qela - Lagjja KalabrijaMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30 Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - 8Rr. "Metush Krasniqi" Nr. 56, ArbëriMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - 9Rr. "Xhavit Ahmeti", Nr. 229 - Lagjja e VneshtaveMjekësia Familjare07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00
QMF - 10Rr. "1 Tetori" Nr. 34 - Lagjja VelanisëMjekësia Familjare07:00 - 15:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 15:00Shërbimi i vaksinimit07:00 - 15:00
QMF - 11Rr. "Abdyl Frashëri" Nr. 10 - Lagjia e MuhaxhereveMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi kronik07:00 - 19:00
QMF - HajvaliRr. ”Brigada” Nr.153 - HajvaliMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - MATI-1Rr. "Nezir Mujaj" Pa numer - Lagjja e SpitalitMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - BesiRr.”2 Prilli” - BesiMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF – MATIQANRr. ”Struga” Nr.109 - MatiqanMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - VETERNIKRr.” Nekibe Kelmendi” - VETERNIKMjekësia Familjare07:00 - 15:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 15:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 15:00Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 15:00

Lokacioni