TRAJTIMI I PACIENTËVE ME ANTIBIOTIKË GJATË MUAJIT SHKURT 2015 NË TË GJITHA QMF-T E KOMUNËS SË PRISHTINËS

Në kuader te aktiviteteve për Zhvillimin e Pazhdueshëm Profesional dhe Ngritjes së Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore më datat 26 dhe 27 shtator 2015 në u mbajt një Seminar dyditorë në të cilin moren pjese 150 pjesemarres . Në semiar moren pjese Drejtori i DSHMS Dr Arben Vitia, menaxhmenti i QKMF-s dhe punetorë te tjere shendetesore te Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë . Gjatë seminarit u prezantuan dhe diskutuan rezultatet dhe rekomandimet e dala nga vizitat sistematike neper shkollat fillore te komunës së Prishtinës , rezultatet dhe rekomandimet e dala nga nga hulumtimi i trajtimit të pacientëve me antibiotikë gjatë muajit Shkurt 201, mandej u prezantuan dhe diskutuan detyrat dhe pergjegjesite e menaxhmentiti t të një Qendre te Mjekësisë Familjare nga aspekti organizativ, juridik dhe profesional , si dhe u prezantua dhe diskutua planifikimi i buxhetit per vitin 2016 nga DKSHMS e komunës së Prishtinës .

Perveç temave te tjera një interesim dhe diskutim te madh zgjoi prezantimi i rezultateve te hulumtimit "TRAJTIM I I PACIENTËVE ME ANTIBIOTIKË GJATË MUAJIT SHKURT 2015 "

Arsyet e monitorimit te trajtimit të pacientëve me antibiotikë në kujdesin parësor shendetesorë janë :
• Mbikëqyrja dhe zvogëlimi i rezistencës antimikrobike , rritja e së cilës është problem global i shëndetit publik me implikime ekonomike, sociale dhe politike, veçanërisht në vendet e pazhvilluara. Gjatë viteve të fundit kjo sfidë ka shënuar dyfishim në nivelin global duke rrezikuar seriozisht mjekimin efikas të shumë sëmundjeve. (“Strategjia dhe plani i veprimit për rezistencën antimikrobike” miratuar nga Ministria e Shëndetësisë 2011
• Në kuader te aktiviteteve per kontrolle te infeksionit institucioni shëndetësor duhet te ketë një program të mbikeqyrjes se dhenies se antibiotikeve („Standardet e cilësisë për licencimin dhe akreditimin e institucioneve të KPSH“ Ministria e Shëndetësisë 2005 )
• Fokusimi kryesor i kontrolloimit të rezistencës antimikrobike është ngritja e cilësisë së përshkrimit të antibiotikëve në kujdesin primar shëndetësor pasi më shumë se 90 % e antibiotikëve përshkruhen nga mjekët familjar dhe mjekët e përgjithshëm .Shumica e antibiotikëve që jepen në praktikën e mjekësisë familjare u dedikohen infeksioneve të traktit respirator të cilat përfaqësojnë rreth 70% të gjitha infeksioneve të trajtuara në kujdesin primar shëndetësor . Përderisa 90 % e të gjitha infeksioneve respiratore shkaktohen nga virusët, dhënia e e antibiotikëve në këto raste jo vetëm që nuk sjellë ndonjë përfitim për pacientin por shkakton edhe shfaqjen e efekteve anësore dhe rritjen e rezistencës antimikrobike . (Health Alliance for Prudent Prescribing, Yield and Use of Antimicrobial Drugs in the Tretment of Respiratory Tract Infections (HAPPY AUDIT), BMC Family Practice 2010 ).

Përfundimi i këtijë hulumtimi ëshë ky :
• Nga të gjithë pacientët e vizituar në Qendrat e Mjekësisë Familjare të Komunës së Prishtinës gjatë muajit Shkurt 2015 13.6% prej tyre jane trajtuar me antibiotikë (ordinim nga vete mjeket ose pershshkrim i terapisë nga konsultat ) dhe atë me përfaqësim prej 9.2 % të antibiotikëve oral dhe 4.4% të antibiotikëve parenteral.
• Nga të gjithë antibiotikët e ordinuar dhe pershkruar në Qendrat e Mjekësisë Familjare të Komunës së Prishtinës gjatë muajit Shkurt 2015 (13.6%) në terapinë orale (9.2%) dominojnë penicilininat me perfaqësim prej 68% ndërsa në terpinë parenterale (4.4%) dominojnë cefalosporinat e gjeneratës së tretë me perfaqësim 47%.
• Nga të gjithë antibiotikët e ordinuar dhe pershkruar në Qendrat e Mjekësisë Familjare të Komunës së Prishtinës gjatë muajit Shkurt 2015 (13.6%) si tërsi (edhe antibiotikë oral edhe parenteteral ) dominojnë penicilininat me perfaqësim prej 49% dhe cefalosporinat e gjeneratës së tretë me perfaqësim prej 18% .

Masat e propozuara të dala nga ky hulumtim janë :
• Mbajtja e një takimi pune me grupet e rishqyrtimit kolegial dhe menaxhmentin e QMF-ve.
• Prezantimi i rezultateve gjatë ligjëratave të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional
• Adresimi i nevojës për hartimin e udhërrëfyesve dhe protokoleve për Kujdesin Parësor Shëndetësor
• Ngritja e vazhdueshme e cilësisë së shërbimeve shëndetësore nëpërmes akiviteteve të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional duke u bazuar në literaturën bashkëkohore të bazuar në dëshmi, udhërrëfyes klinik dhe protokole
• Shtytja dhe përkrahja e vazhdueshme per vendosjen dhe funksionalitetin e Rishqyrtimeve e Kolegiale në Qendrat e Mjekësisë familjare
• Antibiotikët dhe rezistenca antimikrobike të ligjërohen në aktiviteteve e Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional
• Një punë më e mirë e stafit mjekësorë e QMF-ëve në përgjithësi në edukimin shëndetësor për pacientë posaçërisht për terapinë parenterale.
• Zbatimi i Ligjit për punën e barnatoreve – Dhënia e barërave vetëm me recetë të mjekut.

Trajtimi i pacientëve me antibiotikë në të gjitha QMF e komunës së Prishtinës gjatë muajit Shkurt 2015

Orari

QKMFRr."Fehmi Agani" Nr. 20 - QendraNdrrimi i natës19:00 - 07:00Mjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 20:00SISH07:00 - 15:00QMG07:00 - 15:00Shërbimi Pediatrik07:00 - 15:00Shërbimi Specialistik07:00 - 15:00DSM07:00 - 13:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Laboratori07:00 - 20:00
QMF - 1Rr. "Ilir Konushefci" Nr. 24Mjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30 Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Gjinekologjia07:00 - 15:00Shërbimi Dermatlogjik07:00 - 15:00
QMF - 2Rr. ”Vëllezërit Fazliu Nr. 833 - Kodra e TrimaveMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - 3Rr."Xheladin Kurbaliu" Nr. 20 - TaslixheMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00
QMF - 4Rr. "Myrvete Maksutaj" Nr. 15 - MedreseMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00 Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Ndrrimi i natës19:00 - 07:00
QMF - 5Rr. "Bulevardi I Dëshmorëve" Nr. 19- DardaniaMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Shërbimi i Gjinekologjisë07:00 - 15:00Ndrrimi i natës19:00 - 07:00
QMF - 6Rr. "Hyzri Talla" Nr. 89- Kodra e DiellitMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Gjinekologjisë07:00 - 15:00
QMF - 7Rr. Agim Qela - Lagjja KalabrijaMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30 Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - 8Rr. "Metush Krasniqi" Nr. 56, ArbëriMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - 9Rr. "Xhavit Ahmeti", Nr. 229 - Lagjja e VneshtaveMjekësia Familjare07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00
QMF - 10Rr. "1 Tetori" Nr. 34 - Lagjja VelanisëMjekësia Familjare07:00 - 15:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 15:00Shërbimi i vaksinimit07:00 - 15:00
QMF - 11Rr. "Abdyl Frashëri" Nr. 10 - Lagjia e MuhaxhereveMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi kronik07:00 - 19:00
QMF - HajvaliRr. ”Brigada” Nr.153 - HajvaliMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - MATI-1Rr. "Nezir Mujaj" Pa numer - Lagjja e SpitalitMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - BesiRr.”2 Prilli” - BesiMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF – MATIQANRr. ”Struga” Nr.109 - MatiqanMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - VETERNIKRr.” Nekibe Kelmendi” - VETERNIKMjekësia Familjare07:00 - 15:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 15:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 15:00Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 15:00

Lokacioni