RAPORT I CIKLIT TË DYTË TË AUDITIMIT TË CILËSISË SË PLOTËSIMIT TË KARTELËS SHËNDETËSORE TË ADOLESHENTIT

Në përmbyllje të një pune njëvjecare në zhvillimin dhe zbatimin e shërbimeve shëndetesore mike për adoleshentë në pesë komuna (Prishtine, F. Kosove, Lipjan, Drenas dhe Obiliq), të mbeshtetur nga zyrat e OBSh-se dhe UNFPA-se me fondet e projektit të përbashkët të financuar nga Qeveria e Luksemburgut, me  datën 02/12/2015 u mbajtë takimi permbylles i kësaj faze të zhvillimit të këtij projekti që ne vitet vijuese planifikohet te zgjerohet edhe ne regjionet tjera te Kosoves. Ne takim u prezantuan mesimet e nxjerra nga kurset aftesuese ne Programin Orientues në Shëndetin e Adoleshentëve për Punetorë Shëndetesorë si dhe gjetjet e vlerësimit te 20 karakteristikave të Shërbimeve Shëndetesore Mike për Adoleshente në dhjetë Institucione te KPSh në këto pesë komuna.

Në kuadër të projektit për  Zhvillimin  dhe  Zbatimin e  Shërbimeve Shëndetësore Mike  për  Adoleshent perveç vlerësimit të shërbimeve  shëndetësore për adoleshentë të cilat  ofrohen nëpër QMF, trajnimit te personeli shëndetësor për ofrimine e  këtyre shërbimeve sipas literaturës bashkëkohore  bënë  pjesë edhe monitorimi i implementimit për ofrimin e  këtyre shërbimeve .

Në një nga takimet  e  grupit Kordinues të Projektit u konkludua se monitorimi i implementimit të ofrimit të SHSHMA nëpërmes  vizitave  monitoruese  ( intervistim, vëzhgim dhe mbledhje të  fakteve ) nuk është i mjaftueshëm për të siguruar vazhdimsi të procesit, prandaj duhet të  punohet   më  shumë në evidentimin e të gjitha  shërbimeve  shëndetësore  në Kartelën Shëndetësore të pacientit me  theks  të posaqëm të adoleshentit . Një Kartelë Shëndetësore e plotësuar në mënyrë të mirëfillt përveç tjerash mund  jetë edhe burim informacioni për vlerësimin e  cilësisë së shërbimeve  shëndetësore të ofruara për pacientë, e në rastin konkret për adoleshentë . Në këte kontekst  u realizua auditi për  cilësinë  e  plotësimit  te  Kartelës Shëndetësore  te  adoleshentit .

Qëllimi

Përmirësimi cilësisë së shërbimeve  shëndetësore me  theks të posaqëm  të Shërbimeve Shëndetësore Mike për Adoleshent në Qendrat e Mjekësisë Familjare, e posaçërisht  rritja e dokumentimit të këtyre shërbimeve në Kartelën Shëndetësore në përputhshmëri me  standardet e përcaktuara .

Kriteri

1. Çdo pacient  i ekzaminuar ose i trajtuar në institucionin shëndetësor duhet të ketë Kartelë Shëndetësore.

2. Çdo Kartelë Shëndetësore duhet të plotësohet në të gjitha rubrikat e domosdoshme për t'u plotësuar dhe në ato të nevojshme varësisht nga gjendja e pacientit. Shkrimi duhet të jetë i lexueshëm .

Standardi

 Kartela Shëndetësore duhet të plotësohet në tërësi në të gjitha rubrikat e domosdoshme për t'u plotësuar dhe në ato të  nevojshme varësisht prej gjendjes së pacientit . Në çdo kartelë shëndetësore duhet të shkruhen të gjitha rezultatet e dala nga analizat apo testet diagnostike të referuara . Shkrimi duhet të jetë i lexueshëm .

Materiali dhe metodologjia e punës

Për grumbullim e të dhënave të cilësisë së plotësimit të Kartelës Shëndetësore Grupi Kordinues i projektit për Zhvillimin dhe  Zbatimin e  Shërbimeve  Mike  për Adoleshentë i mbështetur nga Zyrat e  OBSh -së dhe UNFPA -së formoi ekipën e punës të  përbërë prej tre profesionistëve  shëndetësor . Kjo ekipë  vizitoi 10 Qendra të Mjekësisë Familjare në 6 komuna : Prishtinë (QMF 4, QMF 7,QMF 10 dhe QMF Besi), Obiliq (QKMF), Fushë Kosovë (QKMF), Lipjan (QKMF), Drenas (QKMF) dhe Podujevë (QKMF dhe QMF Lluzhan)  dhe mblodhi  të dhëna për cilësinë e plotësimit të KSH me një mostër reprezentuese prej 20 KSH për QMF të cilat u zgjodhen në mënyrë randomiane . Kartelat e përzgjedhura ishin vetëm të grupmoshës 10 -19 vjeçare  ( adoleshent ) . Pra gjithësej u analizuan 200 KSH gjatë një cikli  .

Auditi u realizua në dy cikle, cikli i parë u realizua gjatë muajit Qershor 2015, ndërsa  cikli i dytë gjatë muajit Nëntor 2015 .

Fillimisht të dhënat për secilën QMF  u shënuan  në një formular të përgatitur paraprakisht, mandej u grumbulluan, analizuan, komentuan dhe u paraqiten si rezultate në nivel të përgjithshëm të të gjitha QMF-ve  të përfshira në auditim . Në rezultate u komentua  niveli i plotësimit të rubrikave të domosdoshme për t'u plotësuar në KSH ( pavarësisht gjendejes së pacientit) dhe atyre të nevojshme për tu plotësuar (varësisht prej gjendjes se pacientit p.sh. nga numri i referimeve për hulumtime të nevojshme, analiza laboratorike, imazhet radiografike të kërkuara nga ana e mjekut, u shikua edhe  për evidentimin e këtyre rezultateve në kartelën shëndetësore)...

Nga ky auditim dolën  këto përfundime  :
•    Edhe pse mostra reprezentuese prej 20 kartelash shëndetësore është e vogël për të vlerësuar cilësinë e  plotësimit të tyre për  një QMF, të gjeturat e  auditimit  tregojnë se  ka  një dallim të dukshëm në mes QMF-re të ndryshme . Kështu duke  ju referuar rezultateve qendra me  cilësinë më të mirë të plotësimit të kartelës shëndetësore është QMF 10-Prishtinë ( 69%) gjatë  ciklit të parë dhe QMF Besi (70 %) gjatë ciklit   të dytë .
•    Bazuar në të gjeturat e përgjithshme të analizimit të cilësisë së plotësimit të Kartelës Shëndetësore të adoleshentit konsiderojmë se cilësia e plotësimit të  sajë është larg prej standardeve të parapara  ( 44% gjatë ciklit të parë  dhe 44.3% gjatë ciklit  të dytë )
•    Një kartelë shëndetësore e tillë nuk mund  të jetë funksionale : nuk lejon vlerësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në mënyrë efektive, nuk lejon komunikimin efektiv në mes të gjithë punëtorëve shëndetësor, nuk mundëson transferim adekuat të informatave në mes njësive brenda institucionit si dhe nuk siguron vazhdimsinë  e kujdesit shëndetësor
•    Dizajni i kartelës shëndetësore ka mangësi sidomos në mungesën e disa rubrikave të nevojshme ose  në madhësinë/ hapsirën e tyre
•    Në disa qendra infrastruktura nuk i përmbushë kushtet optimale për ruajtjen/arkivimin e  e kartelave  shëndetësore
Ndërsa masat e propozuara nga ekipa audituese janë :
•    Prezantimi dhe diskutimi i rezultateve te auditit ne  nje takim te perbashket  me  menaxhmentin e QKMF-ve te  komunave te perfshira  ne  auditim
•    Puna me Kartela Shëndetësore të jetë një indikator i domosdoshëm i performancës së mjekëve për të cilën do të  shpërbleheshin mjekët,
•    Të rritet përdorimi dhe  funksionaliteti i Kartelave Shëndetësore,
•    Të ngritët cilësia e shërbimeve  shëndetësore të ofruara ( profesionalizmi) në të gjitha  dimensionet në përputhje me standardet e  cilësisë në mënyrë që të rritet besimi i pacientëve,
•    Të punohet në ngritjen e edukimit shëndetësor të popullatës sidomos për vetëdijesimin e pacientëve për rëndësinë e mjekut të përhershëm familjar, Kartelës Shëndetësore .
•    Vendosja e zonimit  të mirëfillt  si dhe respektimi të zonimit,
•    Të kërkohet  nga pacientët/ banorët që të përcaktohen për  mjekun e  tyre familjar i cili do tju hapë edhe kartelat shëndetësore
•    Të shqyrtohet mundësia e fillimit të  listimit të pacientëve,
•    Të shqyrtohet mundësia e intervenimit në infrastrukturë në dobi të përmirësimit të punës me  kartela shëndetësore (kartoteka, kasetat),
•    Të bëhet monitorimi i furnizimit, organizimit të punës me KSh dhe mirëmbajtjes së KSh nga ana e menaxhmentit të QMF-ve,
•    Aty ku është nevojshme të mbahen trajnime të personelit për përdorimin e Kartelave Shëndetësore,
•    Të adresohet nevoja e ridizajnimit të një Kartele Shëndetësore mëfunksionale. me theks te veçantë të shtohet një rubrikë e veçantë për promovim të shëndetit reproduktiv, rubrikë e veçantë për rezultatet e e  testeve, hulumtimeve diagnostike dhe raporteve  kthyese  nga  konsulta,
•    Zgjidhje shumë efikase për cilësi të dokumentimit të shërbimeve shëndetësore dhe organizim të punës do të ishte kartela shëndetësore elektronike
•    Të bëhet implementimi i sitemit   të sigurimeve   shëndetësore i  cili do të kushtzonte  përveç   tjerash edhe ofrimin e   shërbimeve   shëndetësore cilësore
 03/12/2015
 Dr Florie Hyseni - Morina specialiste e Mjekësisë familjare
 Dr Florina Ushaku-Grezda specialiste e Mjekësisë familjare
 Dr Sabahat Lleshi specialiste e Mjekësisë familjare
 
Raporti i auditimit 2

Orari

QKMFRr.Fehmi Agani 20 - QendraNdrrimi i natës19:00 - 07:00Mjekësia Familjare07:00 - 20:00Vaksinimi07:00 - 20:00SISH07:00 - 15:00Mjekësia Punës07:00 - 20:00QMG07:00 - 20:00Shërbimi Pediatrik07:00 - 20:00Shërbimi Specialistik07:00 - 15:00DSM07:00 - 13:30Shërb. Radiologjisë07:00 - 13:00Laboratori07:00 - 20:00
QMF - 1Rr. "Ilir Konushefci"Mjekësia Familjare07:00 - 20:00 Sherb.stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30 Sherb. Vaksinimi07:00 - 14:30Sherb. Pediatrise07:00 - 13:30Sherb. Dermatlogjik07:00 - 15:00
QMF - 2Lagjja - Kodra e TrimaveMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Sherb.stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30Sherb. Vaksinimi07:00 - 14:30
QMF - 3Rr. "Xheladin Kurbaliu"Mjekësia Familjare07:00 - 20:00 Laboratori07:00 - 13:30Sherb. Vaksinimi07:00 - 14:30
QMF - 4Rr. “Myrvete Maksuti”Mjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Pediaterik07:00 - 13:30Shërb. Stomatologjik07:00 - 20:00 Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi Radiologjik07:00 - 13:00Ndrrimi i natës19:00 - 07:00
QMF - 5Rr. "Nëna Terezë" DardaniaMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Pediaterik07:00 - 20:00Shërbimi i Dermatol.07:00 - 20:00Shërb. Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 20:00Shërbimi Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Radiologjik07:00 - 13:00Shërbimi i Gjinekolo.07:00 - 20:00Ndrrimi i natës19:00 - 07:00
QMF - 6Rr. "Hyzri Talla" - Kodra e DiellitMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Pediaterik07:00 - 20:00Shërbimi Vaksinimit07:00 - 14:30Shërb. Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Gjinekolo.07:00 - 15:00
QMF - 7Rr. Agim Qela - Lagjja KalabrijaMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Sherb. Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30 Sherb. Vaksinimi07:00 - 14:30
QMF - 8Lagjja ArbëriaMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërb. Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - 9Rr.Xhavit Ahmeti - Lagjja e VneshtaveMjekësia Familjare07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërb.stomatologjik07:00 - 15:00
QMF- 10Rr."1 Tetori" - Lagjja VelanisëMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Sherb. Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - 11Rr."Abdyl Frashëri" – Lagjja e MuhaxhereveMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Dermatologjik07:00 - 15:00Shërb.stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi kronik07:00 - 15:00
QMF - HajvaliHajvaliMjekësia Familjare07:00 - 20:00Sherb. Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Sherb. Vaksinimi07:00 - 14:30
QMF - MATI-1Rr.Muharem Fejza - Lagjja e SpitalitMjekësia Familjare07:00 - 20:00Sherb. Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - BesiBesiMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbim Stomatologj.07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF – MATIQANMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30

Lokacioni