Projekti edukativ – shëndetësor “Fëmijë të vegjël, buzëqeshje të mëdha”

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare –Shërbimi Stomatologjik, më 19 nëntor, ka filluar realizimin e projektit edukativ – shëndetësor nëpër çerdhet e komunës së Prishtinës.

Aktivitetet që do tëmbahen janë:

1. Hulumtimi i gjendjes së shëndetit oral (statusi dental dhe higjiena orale)

Ekipet tona, në përbërje nga specialistë të stomatologjisë së fëmijëve, do të bëjnë kontrolle të dhëmbëve të fëmijëve në kopshtet publike. Gjendja e tyre do të shkruhet në kartela dentare, ku një kopje e këtyre kartelave do t’u jepet fëmijëve që të ua dërgojnë prindërve, në mënyrë që ata të jenë të informuar për shëndetin oral të fëmijëve të tyre, si dhe broshura informuese mbi rëndësinë e mbajtjes së higjienës orale dhe shkaktarëve të dëmtimit të dhëmbëve.

2. Promovimi i shëndetit oral

Ekipet tona, me anë të një modeli të dhëmbëve dhe një brushe, do ta demonstrojnë mënyrën e duhur të pastrimit të dhëmbëve, do t’u flasin fëmijëve për dhëmbët, brushën, pastën me fluor, ushqimin e shëndetshëm, rëndësinë e larjes së dhëmbëve, kariesin etj. Nëpër  çerdhe do të lihet nga një model i dhëmbëve, në mënyrë që edukatoret në të ardhmen t’u demonstrojnë kohë pas kohe mënyrat e duhura të larjes së dhëmbëve.

3. Informimi

Gjatë kohës së realizimit të projektit, do të kujdesemi që opinioni të jetë i informuar për rëndësinë dhe mbarëvajtjen e projektit nëpërmjet mediave dhe, në fund, të informohen mbi raportin e gjendjes së shëndetit oral të fëmijëve nëpër kopshte të komunës së Prishtinës dhe do të dilet me rekomandime.

Projekti afërsisht do të zgjatë deri më 30 dhjetor. Pjesë e ekipeve që do të jenë në terren, janë  dy stomatologe, specialiste të Stomatologjisë Preventive, dy asistentë stomatologu dhe dy mjeke stomatologe.
Sëmundjet orale, do të maten dhe vlerësohen me anë të indekseve, që janë të pranuara nga OBSH-ja dhe janë përcaktuar me qëllim të sigurimit të matjes objektive të statusit të shëndetit oral të një grupi të caktuar të popullatës, në këtë rast fëmijët në IP.
Rezultatet do të prezantohen përmes tabelave dhe grafikoneve, sipas raportit të gjendjes së shëndetit oral të këtyre fëmijëve, dhe do të dilet me rekomandime.

 

Orari

QKMFRr."Fehmi Agani" Nr. 20 - QendraNdrrimi i natës19:00 - 07:00Mjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 20:00SISH07:00 - 15:00QMG07:00 - 15:00Shërbimi Pediatrik07:00 - 15:00Shërbimi Specialistik07:00 - 15:00DSM07:00 - 13:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Laboratori07:00 - 20:00
QMF - 1Rr. "Ilir Konushefci" Nr. 24Mjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30 Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Gjinekologjia07:00 - 15:00Shërbimi Dermatlogjik07:00 - 15:00
QMF - 2Rr. ”Vëllezërit Fazliu Nr. 833 - Kodra e TrimaveMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - 3Rr."Xheladin Kurbaliu" Nr. 20 - TaslixheMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00
QMF - 4Rr. "Myrvete Maksutaj" Nr. 15 - MedreseMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00 Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Ndrrimi i natës19:00 - 07:00
QMF - 5Rr. "Bulevardi I Dëshmorëve" Nr. 19- DardaniaMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Shërbimi i Gjinekologjisë07:00 - 15:00Ndrrimi i natës19:00 - 07:00
QMF - 6Rr. "Hyzri Talla" Nr. 89- Kodra e DiellitMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Gjinekologjisë07:00 - 15:00
QMF - 7Rr. Agim Qela - Lagjja KalabrijaMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30 Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - 8Rr. "Metush Krasniqi" Nr. 56, ArbëriMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - 9Rr. "Xhavit Ahmeti", Nr. 229 - Lagjja e VneshtaveMjekësia Familjare07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00
QMF - 10Rr. "1 Tetori" Nr. 34 - Lagjja VelanisëMjekësia Familjare07:00 - 15:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 15:00Shërbimi i vaksinimit07:00 - 15:00
QMF - 11Rr. "Abdyl Frashëri" Nr. 10 - Lagjia e MuhaxhereveMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi kronik07:00 - 19:00
QMF - HajvaliRr. ”Brigada” Nr.153 - HajvaliMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - MATI-1Rr. "Nezir Mujaj" Pa numer - Lagjja e SpitalitMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - BesiRr.”2 Prilli” - BesiMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF – MATIQANRr. ”Struga” Nr.109 - MatiqanMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - VETERNIKRr.” Nekibe Kelmendi” - VETERNIKMjekësia Familjare07:00 - 15:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 15:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 15:00Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 15:00

Lokacioni