Prezantimi I Komitetit të Cilesisë, dhjetor, 2016

Në takimin e Këshillit Profesional  të QKMF u prezantua dhe  u diskutuan rezultatet e Auditit Klinik Menaxhimi i Infeksioneve bakteriale të pakomplikuara të Rrugeve të Poshtme Urinare në Qendrat e Mjekësisë Familjare të Komunes së Prishtinës gjatë muajve Prill, Maj, Qershor, 2016 me qëllim të përmirësimit të  kujdesit shendetesor për pacientin duke shqyrtuar rezultatet e auditit ndaj standardeve të miratuara.

Në realizimin e auditit me qëllim të ngritjes së cilesisë të kujdesit klinikë  ndaj pacientëve në Qendrat e Mjekesise Familjare te Komunes se Prishtines me shumë entuziazem kontribuoi Menaxhmenti në QKMF Prishtinë, ekipa punuese e auditit dhe shefat  dhe infermieret përgjegjëse të Qendrave të Mjekësisë Familjare të Komunës së Prishtinës. 

Qëllimi  i Auditimit është Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore në diagnostifikimin dhe menaxhimin e Infeksioneve të traktit urinar duke e  rritur profesionalizmin në përdorimin adekuat të antibiotikëve me synim për të zvogëluar rezistencën e antibiotikëve, dëmet anësore ( dëmit kolateral) të antibiotikeve dhe për të siguruar përshkrimin e recetave kosto- efektive dhe racionale.

 AUDIT KLINIK - Menaxhimi i Infeksioneve bakteriale të pakomplikuara të Rrugeve të Poshtme Urinare në Qendrat e Mjekësisë Familjare të Komunes së Prishtinës gjatë muajve Prill, Maj, Qershor, 2016

Orari

QKMFRr."Fehmi Agani" Nr. 20 - QendraNdrrimi i natës19:00 - 07:00Mjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 20:00SISH07:00 - 15:00QMG07:00 - 15:00Shërbimi Pediatrik07:00 - 15:00Shërbimi Specialistik07:00 - 15:00Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Laboratori07:00 - 20:00

Lokacioni