JAVA E DIABETIT NE KRYEQYTET





Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit dhe në kuadër të Javës së Diabetit, DSH e Kryeqytetit në bashkëpunim me menaxhmentin e QKMF-së dhe me mbështetje të AQH-së organizuan një sërë aktivitetesh të vecanta me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve për këtë sëmundje kronike jo-ngjitëse. Aktivitetet edukativo-shëndetësore fillluan me organizimin e Karavanit Shëndetësor, në sheshin e Prishtinës në qendrën tregtare Albi Mall dhe në parkun nacional të Gërmisë ku profesionistët e KPSH-së qindra qytetarëve, vizitorë të Karavanit, iu bënë matje të glikemisë, TA, parametrave vital, iu shpërndanë aparate për matjen e sheqerit në gjak (glikometër) si dhe materiale edukativo-shendetësore. Po ashtu të gjitha qendrat e KPSH-së organizuan aktivitete vetëdijësuese dhe ligjerata edukativo-shëndetësore për pacientët dhe komunitetin për sëmundjen e diabetit lidhur me rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, kontrollave të rregullta, informimin, këshillimin, edukimin gjë të cilën ata e bëjnë cdo ditë gjatë punës së tyre me pacientë dhe qytetarë. Ligjerata për pacientët me diabet u mbajtën gjatë gjithë javës në QKMF nga Shoqata e Endokrinologëve të Kosovës me c’rast atyre iu shpërndanë materiale edukativo-shëndetësore si dhe aparata për matjen e nivelit të sheqerit në gjak (glikometër). Në kuadër të aktiviteteve për Javën e Diabetit, DSH në bashkëpunim me menaxhmentin e QKMF-së dhe AQH-në mbajtën ligjeratë në QKMF, me profesionistë shëndetësor nga i gjithë rrjeti i KPSH-së, të Komunës së Prishtinës për Pakon Esenciale për Menaxhimin e SJN-Kronike, roli i “Këshillmores”- dhomave për Edukim dhe Promovim Shëndetësor. Të bashkohemi të gjithë për të rritur ndërgjegjësimin ndaj diabetit rëndësinë e parandalimit, zbulimit të hershëm, kontrollit dhe kujdesit të vazhdueshëm ndaj shëndetit tonë.