AUDITIMI I CILËSISË SË PLOTËSIMIT TË KARTELËS SHËNDETËSORE TË ADOLESHENTIT

Me datën 18/09/2015 në sallën e  takimeve në QKMF të komunës së Prishtinës u prezantuan dhe u diskutuan rezultatet  dhe rekomandimet e  dala nga cikli i parë i auditit " "AUDITIMI I CILËSISË SË PLOTËSIMIT TË KARTELËS SHËNDETËSORE  TË ADOLESHENTIT" si pjese e projektit për  zhvillimin dhe zbatimin e SHSHMA të organizuar  dhe perkrahur  nga Zyra e  OBSH-s  ne Prishtinë dhe UNFPA .

Ne takim moren  pjese ekipa realizuese e  auditit (Dr Florie Hyseni, Dr Florina Grezda dhe Dr Sabahat  Lleshi ), Dr Sami Uka (OBSH) Dr Albana Morina (QZHMF) dhe menaxhmentet e QKMF-ve të komunës së Prishtinës, Obiliqit, Drenasit, Lipjanit dhe Podujeves .

Në kuadër të projektit për  Zhvillimin  dhe  Zbatimin e  Sherbimebve Shëndetësore Mike  për  Adoleshent perveç vleresimit te sherbimeve  shendetesore per adoleshent te cilat  ofrohen nëpër QMF, trajnimit te personolelit shëndetësor per ofrimine e  ketyre sherbimeve sipas literatures bashkohore  bene  pjese edhe monitorimi i implementimit per ofrimin e  ketyre sherbimeve .

Në një nga takimet  e  grupit Kordinues të Projektit u konkludua se monitorimi i implementimit të ofrimit te SHSHMA nepermes  vizitave  monitoruese  (intervistim, vezhgim dhe mbledhje te  fakteve ) nuk eshte  i mjaftueshem per te siguruar vazhdimsi te procesit, prandaj duhet te  punohet   me  shume ne evidentimin e te gjitha  sherbimeve  shendetesore  ne Kartelën Shëndetësore te pacientit me  theks  te posaqem te adoleshentit . Një Kartelë Shëndetësore e plotësuar në mënyrë të mirëfillt perveç tjerash mund  jetë edhe burim informacioni për vlerësimin e  cilësisë së shërbimeve  shëndetësore te ofruara për pacientë, e në rastin konkret për adoleshentë . Në këte kontekst  u realizua edhe cikli i pare  i auditit per  cilesinë  e  plotësimit  te  Karteles Shendetesore  te  adoleshentit . Auditimi u  relizua ne 10 QMF te  6 komunave (Prishtine, Fushe Kosove, Lipjan, Obiliq , Drenas dhe Podujevë ) me  nje  moster  reprezentuese  prej 200 Kartelash Shëndetësore ( nga  20 prej secilës QMF të perfshirë auditim ) .

Nga ky auditim kane dale  këto perfundime  :

•    Edhe pse mostra reprezentuese prej 20 kartelash shëndetësore është e vogël për të vlerësuuar cilësinë e  plotësimit të tyre për  një QMF, të gjeturat e  auditimit  tregojnë se  ka  një dallim të dukshëm në mes QMF-ve të ndryshme . Kështu duke  ju referuar rezultateve qendra me  cilësinë më të mirë të plotësimit të kartelës shëndetësore te adoleshentit është QMF 10-Prishtinë
•         Bazuar në të gjeturat e përgjithshme të analizimit të cilësisë së plotësimit të kartelës shëndetësore të adoleshentit konsiderojmë se cilësia e plotësimit të kartelës shëndetësore është larg prej standardeve të parapara,
•         Një kartelë shëndetësore e tillë nuk mund  të jetë funksionale: nuk lejon vlerësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në mënyrë efektive, nuk lejon komunikimin efektiv në mes të gjithë punëtorëve shëndetësor, nuk mundëson transferim adekuat të informatave në mes njësive brenda institucionit si dhe nuk siguron vazhdimsinë  e kujdesit shëndetësor
•         Dizajni i kartelës shëndetësore ka mangësi sidomos në mungesën e disa rubrikave të nevojshme ose  në madhësinë/ hapsirën e tyre
•          Në disa qendra infrastruktura nuk i përmbushë kushtet optimale për ruajtjen/arkivimin e  e kartelave  shëndetësore

Ndersa masat e propozuara nga ekipa audituese janë :
•       Prezantimi dhe diskutimi i rezultateve te auditit ne  nje takim te perbashket  me  menaxhmentin   e QKMF-ve te  komunave te perfshira  ne  auditim
•      Puna me Kartela Shëndetësore të jetë një indikator i domosdoshëm i performancës së mjekëve për të cilën do të  shpërbleheshin mjekët,
•      Të rritet përdorimi dhe  funksionaliteti i Kartelave Shëndetësore,
•      Të ngritët cilësia e shërbimeve  shëndetësore të ofruara ( profesionalizmi) në të gjitha  dimensionet në përputhje me standardet e  cilësisë në mënyrë që të rritet besimi i pacientëve,
•      Të punohet në ngritjen e edukimit shëndetësor të popullatës sidomos për vetëdijesimin e pacientëve për rëndësinë e mjekut të përhershëm familjar, kartelës shëndetësore  si dhe  respektimit të zonimit,
•        Të kërkohet  nga pacientët/ banorët që të përcaktohen për  mjekun e  tyre familjar i cili do tju hapë edhe kartelat shëndetësore
•        Të shqyrtohet mundësia e fillimit të  listimit të pacientëve,
•        Të shqyrtohet mundësia e intervenimit në infrastrukturë në dobi të përmirësimit të punës me  kartela shëndetësore (kartoteka, kasetat),
•       Të bëhet monitorimi i furnizimit, organizimit të punës me KSh dhe mirëmbajtjes së KSh nga ana e menaxhmentit të QMF-ve,
•       Aty ku është nevojshme të mbahen trajnime të personelit për përdorimin e Kartelave Shëndetësore,
•        Të adresohet nevoja e ridizajnimit të nje Kartele Shëndetësore me funksionale. me theks te veçantë të shtohet një rubrikë e veçantë per promovim të shëndetit reproduktiv, rubrikë e veçantë për rezultatet e e  testeve, hulumtimeve diagnostike dhe raporteve  kthyese  nga  konsulta . 
•       Zgjidhje shumë efikase për cilësi të dokumentimit të shërbimeve shëndetësore dhe organizim të punës do të ishte kartela shëndetësore elektronike
•    Cikli i dytë i audit per cilësinë e plotësimit të Kartelës Shëndetësore të adoleshentëve  do të mbahet në fund  të muajit Nëntor 2015

Perveq prezantimit te rezultateve te auditit gjatë takimit  te  sotëm u diskutuan edhe problemet  dhe veshtirsitë qe  hasen gjate  punes  me  Kartelë Shëndetsore, e qe jane    te nderlidhura  me  organizim te  punes, mangësi ne  infrastrukturë, limitime buxhetore, pamundesi vleresimi dhe monitorimi te  performances etj.

Ne fund te  takimit dolen zotimet per rritje te perdorimit dhe funksionalitetit te Kartelës Shëndetesore, monitorim dhe vleresim te performances se  punetorëve dhe bashkpunim nderkomunal për  ndërmarrje të  aktiviteteve në  ngritjen e  cilesise  se  sherbimeve shendetësore .

18/09/2015

RAPORT AUDITIMI I CILËSISË SË PLOTËSIMIT TË KARTELËS SHËNDETËSORE  TË ADOLESHENTIT

Orari

QKMFRr."Fehmi Agani" Nr. 20 - QendraNdrrimi i natës19:00 - 07:00Mjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 20:00SISH07:00 - 15:00QMG07:00 - 15:00Shërbimi Pediatrik07:00 - 15:00Shërbimi Specialistik07:00 - 15:00DSM07:00 - 13:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Laboratori07:00 - 20:00
QMF - 1Rr. "Ilir Konushefci" Nr. 24Mjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30 Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Gjinekologjia07:00 - 15:00Shërbimi Dermatlogjik07:00 - 15:00
QMF - 2Rr. ”Vëllezërit Fazliu Nr. 833 - Kodra e TrimaveMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - 3Rr."Xheladin Kurbaliu" Nr. 20 - TaslixheMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00
QMF - 4Rr. "Myrvete Maksutaj" Nr. 15 - MedreseMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00 Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Ndrrimi i natës19:00 - 07:00
QMF - 5Rr. "Bulevardi I Dëshmorëve" Nr. 19- DardaniaMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Shërbimi i Gjinekologjisë07:00 - 15:00Ndrrimi i natës19:00 - 07:00
QMF - 6Rr. "Hyzri Talla" Nr. 89- Kodra e DiellitMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Gjinekologjisë07:00 - 15:00
QMF - 7Rr. Agim Qela - Lagjja KalabrijaMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30 Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - 8Rr. "Metush Krasniqi" Nr. 56, ArbëriMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - 9Rr. "Xhavit Ahmeti", Nr. 229 - Lagjja e VneshtaveMjekësia Familjare07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00
QMF - 10Rr. "1 Tetori" Nr. 34 - Lagjja VelanisëMjekësia Familjare07:00 - 15:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 15:00Shërbimi i vaksinimit07:00 - 15:00
QMF - 11Rr. "Abdyl Frashëri" Nr. 10 - Lagjia e MuhaxhereveMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi kronik07:00 - 19:00
QMF - HajvaliRr. ”Brigada” Nr.153 - HajvaliMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30
QMF - MATI-1Rr. "Nezir Mujaj" Pa numer - Lagjja e SpitalitMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - BesiRr.”2 Prilli” - BesiMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 14:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF – MATIQANRr. ”Struga” Nr.109 - MatiqanMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - VETERNIKRr.” Nekibe Kelmendi” - VETERNIKMjekësia Familjare07:00 - 15:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 15:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 15:00Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 15:00

Lokacioni