Obeziteti / Sëmundjet shoqëruese të Obezitetit mund t'ju marrin 8 vite të jetëgjatësisë
Rritja e peshës gjithashtu e shkurton periudhën e jetës pa sëmundje kronike, të cilat e ulin cilësinë e jetës suaj, thonë shkencëtarët.
Studiuesit kanadezë raportuan se sëmundjet e zemrës dhe diabeti, që shpesh shoqërojnë obezitetin, mund t'ia marrin njeriut gati një dekadë të jetëgjatësisë dhe afër dy dekada të një jete të shëndetshme.
" Pesha e tepërt e trupit jo vetëm që e shkurton jetëgjatësinë, por shkakton edhe një shkurtim edhe më të madh të viteve të shëndetshme të jetës" thotë studiuesi dr. Steven Grover, profesor i mjekësisë në Universitetin McGill në Montreal.
"Përderisa humbja e peshës apo ushtrimet e rregullta nuk janëtë lehta për shumë prej nesh, përfitimet janë të mëdha," thotë ai.
Grover tha: Për shembull, një reduktim modest në peshë (prej rreth 10 paund /4.5 kg) dhe pak aktivitet fizikditor, në kohëzgjatje prej 30 minutash, ka vertetuar se zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit për më shumë se 60 %.
Humbja e peshës dhe ushtrimet fizike kanë një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e një sulmi në zemër ose goditje në tru " thotë ai.
"Duke vlerësuar ndikimin e peshës së tepërt që ka në jetëgjatësinë tonë dhe në vitet e jetës së shëndetshme, ne shpresojmë se më këtë hulumtim, profesionistëve shëndetësorë do t'u ofrojmë një mënyrë të re diagnostikuese, në mënyrë që t'i motivojnë disa individë që të ndryshojnë stilin e jetës së tyre" shtoi Grover .
Raporti është publikuar më 5 dhjetor 2014, në edicionin online të The Lancet Diabetes & Endocrinology .
Edward Gregg tha " te njerëzit obez , dhe veçanërisht te ata shumë obez, është treguar një shkallë e lartë e rritjes së të sëmurit me diabet, dhe kjo do të thotë se personat mesatarë obez do të kalojnë një pjesë shumë të madhe të jetës së tyre me diabet dhe me sëmundje të tjera kronike."
Në të njëjtën kohë, ka disa lajme të mira, " Është bërë një përparim në drejtim të reduktimit të vdekjeve nga sëmundjet e zemrës, dhe se ka dëshmi se ndryshimet në stilin e jetës dhe kujdesi i rregullt parandalues për sëmundjet kronike, mund të zvogëlojnë të sëmurit nga diabeti, sëmundjet e zemrës dhe komplikimet shoqëruese," tha Gregg.
Hulumtuesit analizuan lidhshmërinë e mbipeshës dhe obezitetit, shkurtimin e jetëgjatësisë dhe humbjen e viteve të një jete të shëndetshme në mesin e të rriturrve të grupmaoshave 20 -79 vjeç.
Hulumtuesit i krahasuan njerëzit e përfshirë në hulumtim me individët me peshë normale.
Ekipi i Groverit vlerësoi se njerëzit me mbipeshë mund të humbasin në mes të 0 dhe 3 vite të jetëgjatësisë, në varësi të moshës dhe gjinisë.
Ndër njerëzit obez, hulumtuesit gjetën se jetëgjatësia u shkurtua nga 1 deri në 6 vjet,ndërsa te ata shumë obez, jetëgjatësia u shkurtua për më shumë se 8 vjet.
Efekti negativ i të qenit mbipeshë apo obez në jetëgjatësi, ishte më i madh në mesin e njerëzve të rinj dhe ky efekt zvogëlohet në raport me moshën.
Te njerëzit me mbipeshë apo obez, paraqitja e sëmundjeve të zemrës ose diabetit është e parakohshme(zvogëlohen vitet e jetës së shëndetshme).
Për burrat dhe gratë shumë obez, në të 20-at e tyre, vitet e tyre që të jetojnë të lirë nga diabeti apo sëmundjet e zemrës, janë shkurtuar për rreth 19 vjet, raportuan studiuesit.
Dr. David Katz, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Parandaluese të Universitetit Yale, thotë se obeziteti është i njohur për rritjen e rrezikut për të gjitha sëmundjet madhore kronike, e në veçanti sëmundjeve të zemrës, diabetit, kancerit dhe sëmundjeve të tjera.
Burimi
Nga Steven Reinberg
HealthDay Reporter
4 dhjetor 2014 (HealthDay News)