Disa këshilla për të shmangur variçet
Në çka duhet të keni kujdes nëse vuani nga venat varikoze?
Mos rrini pa aktivitet.
Mos qëndroni një kohë të gjatë pa pushuar dhe pa lëvizur, dhe pa lëvizur në këmbë ose ulur. Disa persona, për shkak të profesioneve të tyre, si mësues, mjekë, shitës nuk mund ti ikin shfaqjes së venave varikoze, sepse qëndrojnë në këmbë një kohë të gjatë. Në qoftë se puna juaj ju detyron të qëndroni në këmbë një kohë të gjatë, mund të vishni çorape të veçanta për tiu mbrojtur nga venat varikoze.
Mos i mbani këmbët të kryqëzuara.
Mos mbathni këpucë me taka të larta.
Këpucët me taka të larta iu bëjnë që ti përdorni më shumë muskujt e kukave sesa ata të gjymtyrëve të poshtme. Kjo gjendje e përgatit vendin e duhur për venat varikoze. Kurse, këpucët me taka të ulëta dhe këpucët më sportive, e lehtësojnë qarkullimin e gjakut, duke i përdorur muskujt e gjymtyrëve të poshtme.
Mos vishni rroba shumë të ngushta.
Veshja e rrobave shumë të ngushta mund ta çrregulloj qarkullimin e gjakut dhe ta bëj të mundur formimin e venave varikoze.
Mos u rrezitni shumë.
Rrezitja e tepërt dhe qëndrimi i tepërt në nxehtësi, i zgjeron enët e gjakut. Kjo e bënë të mundur shpeshtimin e venave varikoze.
Ushtroni vazhdimisht.
Ecja e rregullt ose ushtrimet e rregullojnë qarkullimin e gjakut. Dhe kështu ndalohet formimi i venave varikoze të reja apo edhe shërohen venat varikoze që ekzistojnë.
Mbani këmbët lart.
Nëse keni mundësi, mbani këmbët lart në nivel të zemrës 3-4 herë në ditë nga 5-10 minuta. Gjatë periudhës kur flini, vendosni një jastëk nën gjymtyrët e poshtme.
Mënjanojeni mbipeshën.
Venat varikoze shpesh shfaqen te personat që janë mbipeshë. Shtimi i peshës e vështirëson qarkullimin e gjakut prej gjymtyrëve të poshtme deri në zemër. Kur çrregullohet qarkullimi i gjakut, dëmtohen venat dhe shfaqen venat varikoze.
Mënjanoni mëlmesat.
Konsumimi i tepërt i alkoolit dhe i mëlmesave, i zgjeron enët e gjakut.
Bëni masazh me ujë të ftohtë.
Uji i ngrohtë i zgjeron venat dhe i rrit ankesat. Për këtë arsye, bëni kompresion çdo ditë me ujë të ftohtë.
Përdorni me rregull barnat dhe çorapet për vena varikoze.
Histori familjare.
Duhet të jeni më të kujdesshëm, në qoftë se nëna, babai apo kushërinjtë e afërm kanë vena varikoze.
Shtatzënia.
Variqet (venat) varikoze shpesh shfaqen në tre muajt e fundit të shtatzënisë. Me rritjen e niveleve të hormoneve gjatë shtatzënisë, rritet vëllimi i gjakut dhe venat fillojnë të zgjerohen. Poashtu dhe zgjerimi i mitrës bënë shtypje në vena dhe kjo mund të shkaktojë venat varikoze.